Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Kolonjë, dëmtohet një 67-vjeçar

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar një 67-vjeçar, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

5 Gusht 2025, 13:39 Nga E. D
Shpërthen bombola e gazit në Kolonjë, dëmtohet një
foto ilustruese

KOLONJË- Një bombolë ka shpërthyer ditën e sotme në Kolonjë. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar një 67-vjeçar, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë grupi hetimor është në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:00, në banesën e shtetasit Dh. N., 67 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një bombël, që përdorej për gatim. Si pasojë është dëmtuar 67-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor është në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

kolonje

Sondazh

Poll