Aktualitet

Çështja “Bankers”/ Nis në gjykatën e Apelit seanca për 10 të dyshuarit, të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës kineze

Seanca e parë u zhvillua me dyer të mbyllura, për shkak të natyrës së çështjes dhe kërkesës së palëve për ruajtje të konfidencialitetit.

5 Gusht 2025, 11:45 Nga E. D
Çështja “Bankers”/ Nis në gjykatën e Apelit
foto ilustruese

TIRANË- Procesi gjyqsor ndaj 10 të dyshuarve në lidhje me çështjen e “Bankers Petroleum” po zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën e Apelit. Personat akuzohen për evazion fiskal dhe pastrim parash. Raportohet se seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura, për shkak të natyrës së çështjes dhe kërkesës së palëve për ruajtje të konfidencialitetit. Ndërkohë jashtë ambienteve të gjykatës janë parë edhe përfaqësues të kompanisë “Bankers Petroleum”, si dhe përfaqësues të Ambasadës së Kinës në Tiranë.

Drejtuesi i Bankers Hongping Xiao dhe ish-drejtori i përgjithshëm, Leonidha Çobo, u arrestuan nën akuzat e mashtrimit, pastrimit të parave dhe abuzimit me detyrën ndërsa katër persona u shpallën në kërkim. Sipas prokurorisë, drejtuesit e Bankers akuzohen se kanë fryrë shpenzimet e kompanisë përmes transferimit të parave në palë të lidhura apo me kontrata të dyshimta, gjë që ka sjellë nxjerrjen e kompanisë më humbje dhe mospagesën e tatimit mbi fitimin në buxhetin e shtetit. Sipas ligjit aktual, kompanitë e naftës mundet të arrijnë marrëveshje me autoritetet shqiptare me qëllim që të nxjerrin naftë në operacione private, por në këtë rast, tatimi mbi fitimin është në masën 50%.

Që nga themelimi në vitin 2004, kompania ka shitur naftë me vlerë 532 miliardë lekë ndërsa ka deklaruar shpenzime në masën 684 miliardë lekë, duke i shtyrë prokurorët të pyesin se cili është motivimi që pronarët e kompanisë vijojnë operacionet kur kompania del në vijimësi me humbje si dhe të ngrenë dyshime nëse pronarët, të cilët mbeten të panjohur, kanë gjetur mënyra alternative për të transferuar fitimet nga kompania.

bankers gjykata e apelit te tiranes

Sondazh

Poll