Aktualitet

FOTO/ I shpallur në kërkim për vendosjen e lëndës plasëse në garazhin e "Visit të garave", ja kush është 36-vjeçari

Bëhet me dije se kanë qenë kamerat e sigurisë që ndihmuan grupin hetimor duke ndjekur të gjithë itinerarin që ka bërë 36-vjeçari.

5 Gusht 2025, 12:39 Nga Dosja
FOTO/ I shpallur në kërkim për vendosjen e lëndës
Klodian Steli

TIRANA- Personi në foto është Klodian Steli 36-vjeçari i shpallur në kërkim si i dyshuar se ka vendosur një sasi lënde plasëse në portën e garazhit e Elvis Kosovës, i njohur edhe si “Visi i Garave”. Policia informoi se ka gjetur dhe automjetin me të cilin 36-vjeçari lëvizi gjatë kryerjes së krimit.

Ngjarja ndodhi më datë 24 korrik 2025, në rrugën “Peti”, në Tiranë ku në portën hyrëse të garazhit të Elvis Kosovës u vendos një sasi lënde plasëse. Bëhet me dije se kanë qenë kamerat e sigurisë që ndihmuan grupin hetimor duke ndjekur të gjithë itinerarin që ka bërë 36-vjeçari.

Sipas informacioneve, për të humbur gjurmët ai është futur në pyll pranë liqenit të Thatë dhe ka qëndruar aty për rreth 30 minuta dhe më pas ka dalë në një rrugicë tjetër për t’u larguar.

klodian steli

Sondazh

Poll