Bota

Ende pa marrëveshje me LDK-në, Albin Kurti e ka me ngut, kërkon seancë në Kuvend për miratimin e qeverisë

30 Janar 2020, 17:40 Nga DOSJA
Ende pa marrëveshje me LDK-në, Albin Kurti e ka me ngut, kërkon

KOSOVË– Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit ka kërkuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit ditën e nesërme për të caktuar një datë për seancën, ku do të votohet qeveria e re.

Lajmi i publikuar në mediat vendasë, është bërë i ditur nga vetë LVV-ja, ku bëhet e ditur se mbledhja jashtë radhës është bërë me kërkesë të Kurtit. Kurti ka kërkuar që seanca të mbahet me 3 shkurt, një ditë para skadimit të afatit kushtetues që ai ka për formimin e Qeverisë.

“Kërkesa e kandidatit për Kryeministër, z. Albin Kurti, për thirrjen e seancës plenare të Kuvendit për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës”, shkruhet në njoftim.

Ndërkohë ende nuk ka një marrëveshje për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi kreu i kësaj partie, Isa Mustafa është shprehur sot në një intervistë për mediat vendase se nuk ka biseduar më me Kurtin që nga takimi i fundit të martën në Kuvend, ku dolën pa marrëveshje.

NEGOCIATAT E DËSHTUARA

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dështuar të arrijnë marrëveshje edhe pas më shumë se tre muaj prej se kanë përfunduar zgjedhjet. Ngërçi në krijimin e qeverisë ka nisur për ndarjen e posteve të larta shtetërore. Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që në vitin e parë të qeverisjes të ketë Kryetarin e Kuvendit dhe Zëvendës Kryeministrin e parë, e në vitin e ardhshëm të lëshojë karrigen e kreut të Kuvendit e të marrë atë të Presidentit. Ndërkohë që kërkon të ketë dhe 5 ministri.

Por, Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka zgjedhur Glauk Konjufcën si kryetar të Kuvendit dhe shprehet se nuk do e shkarkojë, por i ka propozuar LDK-së që të shtojnë numrin e ministrive e të marrin dhe Presidentin. Dy liderët e partive, VV-së dhe LDK-së janë takuar intensivisht me njëri-tjetrin, por ditët e fundit kanë ndërprerë takimet për më shumë se një javë dhe komunikimin e vetëm publik e kanë bërë me shkëmbimin e dy letrave të cilat përmbajnë ofertat e njëra- tjetrës se si të formohet qeveria. Pak ditë më parë është Konstituuar dhe Legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, ku u bë vetëm zgjedhja e kreut të ri të këtij institucioni, por ende nuk është arritur marrëveshja për të formuar dhe qeverinë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti kosove qeveria e re ne kosove albin kurti kosove qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 30 Janar 2020, 17:11

Borrell: Të mendojmë përtej kufijve të BE

KOSOVË- Joseph Borrell, i cili sot viziton Kosovën, e bëri të qartë së fundmi në Berlin: Bashkimi Europian duhet të flasë me një zë. Borrell synon të trego...

Bota 30 Janar 2020, 16:18

Borrell: Të mendojmë përtej kufijve të BE

KOSOVË -Joseph Borrell, i cili sot viziton Kosovën, e bëri të qartë së fundmi në Berlin: Bashkimi Europian duhet të flasë me një zë. Borrell synon të trego...