Sport

KUPA E ITALISË/Inter cinik, zikaltërit fitojnë ndaj Fiorentinës dhe prekin gjysmëfinalen, debutojnë Eriksen dhe Moses (Vid

29 Janar 2020, 21:53 Nga DOSJA
KUPA E ITALISË/Inter cinik, zikaltërit fitojnë ndaj

ITALI– Interi është gjysmëfinalisti i katërt i Kupës së Italisë pasi mposhti Fiorentina 2-1 në çerekfinale.  Në mbrëmjen e debutimeve të Eriksen dhe Moses, të dy hynë nga pankina, zikaltërit gjetën avantazhin me Candreva në minutën e 44’pas një rrëmuje të mbrojtjes vjollcë.

Në pjesën e dytë, barazimi i arritur nga Caceres në minutën e 60’ zgjat vetëm disa minuta: në minutën e 67 Barella shpik një gol të shkëlqyeshëm për kualifikimin.

Megjithatë, edhe rezultati 2-1 ishte mëse i mjaftueshëm për të festuar kualifikimin në gjysmëfinale ku padyshim ekipi i Kontes do të përballet me Napolin e Gatuzos.

(E.Ç/ Dosja,al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport antonio candreva kupa e italise ndeshja inter-fiorentina antonio candreva kupa e italise ndeshja inter-fiorentina

Sondazh

Poll