Sport

VIDEO/ Shakill O’Nill nuk i mban dot lotët për tragjedinë e shokut të ngushtë Kobe Bryant

29 Janar 2020, 21:26 Nga DOSJA
VIDEO/ Shakill O’Nill nuk i mban dot lotët për tragjedinë e

SHBA- Miku i ngushtë  i Brajant ka qenë Shakill O’Nill, i cili në të kaluarën ka qenë edhe koleg dhe pikërisht pjesë e Lejkërs por tashmë punon si analist i NBA.

O’Nill ka pasur disa fatkeqësi të tjera nga jeta e tij dhe për këtë arsye nuk i ka mbajtur dot lotët kur ka filluar të flasë edhe për tragjedinë e mikut të ngushtë Bryant.

“Siç e dinë të gjithë dy muajt e fundit kanë qenë shumë të vështira për mua. Kam humbur motrën time të vogël, nuk kam fjetur fare. Unë nuk kam bërë gjërat e zakonshme që bëj gjithmonë. Unë punoj, qesh me të tjerët, me fëmijët bëj shumë shaka. Kur kthehem në shtëpi dhe shoh realitetin që ajo është zhdukur, thjesht më dhemb. Nuk doja ta besoja, kur mora vesh lajmin për vëllain tim Bryant. Nuk kam ndjerë një dhimbje kaq të keqe dhe të madhe për një kohë. Unë kam humbur dy gjyshe, një motër dhe tani humba një vëlla të vogël. Emrat tanë do të mbahen mend gjithmonë për atë që bëmë.”,  u shpreh Shakill O’Nill.

R.G/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport brajant shakill o’nill tragjedia ajrore brajant shakill o’nill tragjedia ajrore

Sondazh

Poll