Politike

"Ka një formim ekstremisti të majtë mizerabël!" Berisha: Dumani mashtroi për rastin e Thoma Gëllçit

Ai shtoi se Dumani në vend se të kërkojë ndjesë publike për masat represive që urdhëroi ndaj gazetarit Gëllçi, mashtron shqiptarët sikur Gjykata e Strasburgut ka vendosur mbi bazën e mashtrimit.

4 Gusht 2025, 10:23 Nga M.B
"Ka një formim ekstremisti të majtë mizerabël!"
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha pas daljes nga ambientet e SPAK se kreu i këtij institucioni u deklaroi shqiptarëve se Strasburgu u dezinformua për çështjen Gëllçi, sepse gazetari Gëllçi nuk u dorëzua, por u arrestua. Berisha tha se sipas Dumanit, Strasburgu vendosi mbi bazën e një mashtrimi. Ai shtoi se Dumani në vend se të kërkojë ndjesë publike për masat represive që urdhëroi ndaj gazetarit Gëllçi, mashtron shqiptarët sikur Gjykata e Strasburgut ka vendosur mbi bazën e mashtrimit.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Po kështu, në një mashtrim të pacipë, ai u deklaroi shqiptarëve se Strasburgu u dezinformua për çështjen Gëllçi, sepse gazetari Gëllçi nuk u dorëzua, por u arrestua. Dhe sipas tij, Strasburgu vendosi mbi bazën e një mashtrimi. Ordiner, e ka pak ta quash këtë. Avokati i Thoma Gëllçit deklaroi se Thoma Gëllçi ka marrë në telefon shefin e komisariatit të policisë së po vij. Tani se kush është dorëzim dhe kush nuk është dorëzim, imagjinojeni ju se çfarë mashtruesi ordiner.

Pra, në vend se të kërkojë ndjesë publike për masat represive që urdhëroi ndaj gazetarit Gëllçi, mashtron shqiptarët sikur Gjykata e Strasburgut ka vendosur mbi bazën e mashtrimit, çka nuk mund të ndodhë kurrë. Ta dini ju një gjë, Strasburgu vepron në këtë mënyrë, për çdo çështje që merr, merr me shkrim përgjigjen e të gjitha pyetjeve që shtron për të dy palët, për palën paditëse dhe palën tjetër.

Pra, i pacipë, me një formim ekstremisti të majtë mizerabël, i marrë peng nga katër shtëpitë e tij, që ka edhe gazetar që thotë se është i ndershëm ai. I ndershëm me katër shtëpi dhe një rrogë shteti. A mund të imagjinoni ju? Të dalë njeri të blejë tre shtëpi dhe të katërtën kollovar të vjehrri, ndërtuar në kushtet më misterioze.

sali berisha

Sondazh

Poll