Politike

FOTO/ Alex Soros dhe Huma Abedin në Dhërmi, Rama darkon me çiftin

Soros bashkë me bashkëshorten e tij, Huma Abedin raportohet se ndodhen prej dy netësh në jug të vendit, konkretisht në Dhërmi.

3 Gusht 2025, 14:47 Nga r.ll
FOTO/ Alex Soros dhe Huma Abedin në Dhërmi, Rama darkon me
rama, soros

TIRANË- Filantropi Alex Soros ka zgjedhur të kalojë pak kohë pushime në Shqipëri, pas dasmës me Huma Abedin në qershor të këtij viti. Soros bashkë me bashkëshorten e tij, Huma Abedin raportohet se ndodhen prej dy netësh në jug të vendit, konkretisht në Dhërmi.

Çiftit Soros-Abedin iu është bashkuar mbrëmjen e djeshmë edhe kryeministri Edi Rama. Në foton e mëposhtme të siguruar nga Syri Tv, shihet Rama i ulur në tavolinë përballë me çiftin, teksa darkojnë në një restorant luksoz në zonë. 

FOTO/ Alex Soros dhe Huma Abedin në Dhërmi, Rama darkon me

Burime për Syri Tv bëjnë me Sor dhe gruaja e tij kanë mbërritur në vendin tonë dy net më parë me një jaht luksoz që e ka ndaluar në Sarandë. Gjithashtu thuhet se çifti po qëndrojnë në një nga vilat qeveritare në Dhërmi, pasuri publike e vendosur në dispozicion të miqve personalë të kryeministrit Rama.

Vizita ngre pikëpyetje serioze mbi përdorimin privat të aseteve shtetërore nga ana e kryeministrit dhe mungesën e çdo sqarimi publik për transparencë lidhur me arsyet e qëndrimit të figurave si Soros dhe Abedin në Shqipëri.

edi rama alex soros huma abedin

Sondazh

Poll