Politike

Berisha tregon shënimin që la në SPAK: Altin Dumani, një mashtrues publik i rangut më të lartë, i njëjtë me Ramën

Ai tha se për paditë e sjella në SPAK për krimet zgjedhore, Dumani tha se nuk kishin pova. Berisha tha se opozita do të nisë punën pikërisht me zbërthimin e këtij mashtrimi publik. 

4 Gusht 2025, 10:20 Nga M.B
Berisha tregon shënimin që la në SPAK: Altin Dumani, një
Sali Berisha

TIRANA- Pas daljes nga ambientet e SPAK kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka treguar para mediave shënimin që la atje. Berisha tregoi se ka shkruar në shënim "Altin Troplini alias Dumani është një mashtrues publik i rangut më të lartë, i njëjtë me Ramaduron”.

Ai tha se për paditë e sjella në SPAK për krimet zgjedhore, Dumani tha se nuk kishin pova. Berisha tha se opozita do të nisë punën pikërisht me zbërthimin e këtij mashtrimi publik. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Tani, së pari ju përshëndes ju dhe të gjithë demokratet dhe demokratët kudo që janë. Në paraqitjen time, unë lashë këtë shënim:
“Altin Troplini alias Dumani është një mashtrues publik i rangut më të lartë, i njëjtë me Ramaduron”.

Deklaroi se paditë e sjella në SKAP, me dhjetëra e dhjetëra padi për krim elektoral, pati amoralitetin e plotë të mashtrojë shqiptarët se këto padi nuk kishin prova. E garantoj se do të përgjigjet para shqiptarëve për këtë mashtrim publik dhe se parlamenti, opozita do të nisë punën pikërisht me zbërthimin e këtij mashtrimi publik. Sepse me këtë mashtrim publik, Altin Troplini është edhe avokati kryesor i krimit të shëmtuar elektoral, garancia më madhore e dhunimit të çdo ligji, norme dhe standardi për votimin e lirë të shqiptarëve.

Berisha tregon shënimin që la në SPAK: Altin Dumani, një

sali berisha

Sondazh

Poll