Politike

Në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Kjo është paraqitja e disatë e kryedemokratit në SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Berisha ishte i shoqëruar nga avokati i tij, Genc Gjokutaj.

4 Gusht 2025, 10:07 Nga E. D
Në zbatim të masës së sigurisë “detyrim
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje". Kjo është paraqitja e disatë e kryedemokratit në SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Berisha ishte i shoqëruar nga avokati i tij, Genc Gjokutaj. Ashtu si në ditët e tjera kur Berisha është paraqitur në SPAK, demokratët, mbështetës të tij, janë mbledhur para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

Çështja "Partizani"

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohet për “Korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, ndërsa Xhimi Begeja dhe Andia Pustina akuzohet për "Pastrim Parash". 

Më 7 korrik 2025 Jamarbër Malltezi është liruar nga arresti shtëpiak. Në seancë, Gjykata e Posaçme vendosi që Malltezi të lirohej nga arresti shtëpiak, në kërkim të garancisë pasurore, pas 20 muajsh që mbahej në këtë masë. Garancia pasurore që GJKKO ka kërkuar është 3 milion lekë. 

sali berisha

Sondazh

Poll