Kosova e gatshme për bashkëpunim me SHBA-në në industrinë e mbrojtjes
pamje nga takimet KOSOVË- Zyrtarë të lartë të Kosovës, presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kur...
Meta është shprehur se policia u soll në mënyrë barbare, duke mos i bërë me dije as se ndaj tij kishte një urdhër gjykate për ta arrestuar.
TIRANË- Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca bashkë me Komisionerin për Parandalimin e Torturës kanë zhvilluar një vizitë në qelitë e paraburgimit 313. Ata kanë kryer një takim me presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën, ku kanë dëgjuar pretendimet e ngritura nga për mënyrën e arrestimit.
Meta ka pretenduar se arrestimi i tij ishte një "rrëmbim" me urdhër të Edi Ramës. Po ashtu është shprehur se policia u soll në mënyrë barbare, duke mos i bërë me dije as se ndaj tij kishte një urdhër gjykate për ta arrestuar. Mbi bazën e ankesës është nisur një hetim administrativ nga institucioni i Avokatit të Popullit dhe që nga tetori i 2024, kur u arrestua kryetari i Partisë së Lirisë, është kërkuar informacion nga Policia e Shtetit lidhur me planin operacional për arrestimin e Metës.
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të paraqitet ditën e hënë në Prokurorinë e Posaçme në orën 11.00 për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve. Në një reagim të tij, Meta tha se nuk ka patur as ftesë dhe as shkresë zyrtare nga Prokuroria deri kur një gardian i ka thënë se e kërkojnë në SPAK. Ai tha se do paraqitej në SPAK, sapo avokati të kthehet në Shqipëri. Më paraqitjen e tij në Prokurorinë e Posaçme, pritet t'i komunikohen edhe akuzat e ngritura ndaj tij.
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
pamje nga takimet KOSOVË- Zyrtarë të lartë të Kosovës, presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kur...
vjosa osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur të shtunën zëvendësndihmës Sekretarin amerikan t&e...
Takimi PRISHTINË- Komandanti i KFOR, Gjeneral Major Enrico Barduani ka zhvilluar ditën e sotme një takim me zëvendësndihm&eu...
Ulsi Manja dhe Edi Rama TIRANA- I përballur me një lumë kritikash nga drejtues të sistemit të drejtësisë, përf...
Adem Hoxha KOSOVË- Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha raportohet se është sulmuar fizikisht nga një person. Sipas med...
Foto ilustruese BRUKSEL- Në parashikimet se cili do të jetë shteti i radhës që do të anëtarësohet në Bashkimin...
Besnik Bislimi KOSOVA- Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë të shtunën se Kosov&...
Pamje nga vendi i ngjarjes TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Rama pë...
Genta Vangjeli TIRANA- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike Genta Vangjeli, ka bërë një deklar...
Ina Zhupa DELVINA- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka bërë një deklaratë nga Delvina, konkretisht nga njësia&...