Politike

Rama publikon pamjet: Rruga lidhëse mes urës së Bilçës dhe Drobonikut në përgatitje për fazën e asfaltimit, hap një derë të re për fluksin turistik

Rama shkruan se ky është një projekt që rrit aksesin për fshatrat përreth, mbështet bujqësinë dhe hap një derë të re për fluksin turistik.

4 Gusht 2025, 08:26 Nga M.B
Rama publikon pamjet: Rruga lidhëse mes urës së
Pjesë nga videoja

BERAT- Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamjet nga punimet që po zhvillohen për përgatitjen e rrugës lidhëse mes Urës së Bilçës dhe Drobonikut. Rama shkruan se ky është një projekt që rrit aksesin për fshatrat përreth, mbështet bujqësinë dhe hap një derë të re për fluksin turistik që vjen nga Jugu drejt Beratit dhe anasjelltas.

POSTIMI:

MIRËMËNGJES dhe me pamjet nga përgatitjet për fazën e asfaltimit të rrugës lidhëse mes Urës së Bilçës dhe Drobonikut, një projekt i shumëpritur që nuk është thjesht një rrugë në hartë, por një urë zhvillimi që rrit aksesin për fshatrat përreth, mbështet bujqësinë dhe hap një derë të re për fluksin turistik që vjen nga Jugu drejt Beratit dhe anasjelltas, ju uroj një javë të mbarë.

edi rama

Sondazh

Poll