4 Gusht 2025, 09:42
Nga M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pritet të paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme në orën 11:00 ku do t'i komunikohet mbyllja e hetimeve dhe akuzat. Komunikimi duhej të kryhej të hënën e kaluar, por nuk u bë për shkak se avokati i Metës gjendej jashtë vendit.
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, Kryemadhi u hetua për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.
ilir meta
Politike
4 Gusht 2025, 08:26
M.B
Pjesë nga videoja
BERAT- Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamjet nga punimet që po zhvillohen për pë...
Politike
3 Gusht 2025, 21:14
E. D
foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT- Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka reaguar për incidentin n&eum...
Politike
3 Gusht 2025, 14:47
r.ll
rama, soros
TIRANË- Filantropi Alex Soros ka zgjedhur të kalojë pak kohë pushime në Shqipëri, pas dasmës me Huma Abedin ...
Politike
3 Gusht 2025, 13:04
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale një tjetër video, ku tregohet lirimi i hapësirave publ...
Politike
3 Gusht 2025, 11:27
r.ll
ilir meta
TIRANË- Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca bashkë me Komisionerin për Parandalimin e Torturës kanë zhvilluar nj&e...
Politike
3 Gusht 2025, 08:13
r.ll
pamje nga takimet
KOSOVË- Zyrtarë të lartë të Kosovës, presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kur...
Politike
2 Gusht 2025, 15:29
r.ll
vjosa osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur të shtunën zëvendësndihmës Sekretarin amerikan t&e...
Politike
2 Gusht 2025, 13:43
N.F
Takimi
PRISHTINË- Komandanti i KFOR, Gjeneral Major Enrico Barduani ka zhvilluar ditën e sotme një takim me zëvendësndihm&eu...
Politike
2 Gusht 2025, 13:09
Edmond Hoxhaj
Ulsi Manja dhe Edi Rama
TIRANA- I përballur me një lumë kritikash nga drejtues të sistemit të drejtësisë, përf...
Politike
2 Gusht 2025, 12:27
N.F
Adem Hoxha
KOSOVË- Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha raportohet se është sulmuar fizikisht nga një person. Sipas med...