Bota

Ndihma sociale/ Eksperimenti finlandez, shembujt e Italisë, Greqisë dhe Shqipëria

14 Mars 2019, 13:03 Nga DOSJA
Ndihma sociale/ Eksperimenti finlandez, shembujt e Italisë, Greqisë

EUROPE- Ky reportazh i Deutche Welle-s flet për eksperimentin më të madh social në Europë. Në vjeshtën e vitit 2016, qeveria finlandeze, zgjodhi me lotari 2 mijë prej familjeve në nevojë, për të krijuar një model të ri, që mund të zëvendësonte ndihmën sociale.

Projekti quhej “Të ardhurat bazë” dhe synonte pagesën e një shume fikse në muaj për të gjitha familjet në nevojë.

Autoriteti i Sigurimit Shoqëror zgjodhi 2 mijë familje për të shpërndarë 560 euro në muaj. Pas dy vitesh, të gjithë përfituesit janë mbledhur për të treguar përvojën e tyre.

Njëri prej tyre, Juha Jervinen, prodhues artizanal daullesh, pritet të flasë para parlamentit.

Qeveria finlandeze e ka mbyllur eksperimentin e të ardhurave bazë dhe ka filluar një tjetër, atë të pagesës mujore nëse personi në nevojë bën të paktën një punë, qoftë ajo edhe vullnetare.

Pavarësisht kësaj, parlamenti finlandez do të dëgjojë përvojat e 2 mijë personave të zgjedhur me llotari, për të vendosur pastaj se cilën metodë të ndihmës sociale duhet të zgjedhë.

Është koha kur në të gjithë Europën po diskutohet qëndrimi ndaj të varfërve; njerëzve dhe familjeve në nevojë. Greqia është ndër vende më sociale, që ndërhyn me pagesën e energjisë dhe ndihma ushqimore për familjet në nevojë, ndërsa në Itali, qeveria e re po miraton ligjin e quajtur “Reddito di cittadinanza”, (të ardhurat nga shtetësia), që garanton një të ardhur fikse, për çdo shtetas Italian, e llogaritur në bazë të minimumit jetik.

Në Shqipëri, kjo reformë, u bë gjatë 2018, kur më shumë se 20 mijë persona u përjashtuan nga ndihma sociale, gjë që shkaktoi protesta. Reportazhi i DW, shpjegon më shumë për eksperimentin finandez dhe ankthin e përfituesve pas përfundimit të tij.

Eksperimenti finlandez

Shikoni – a ndryshon jeta e njeriut kur e ka të sigurar të ardhurën bazë? Eksperimenti finlandez që habiti botën mbaroi – Por a do të japë qeveria sërish para pa kushte?

Posted by DW Shqip on Wednesday, 13 March 2019

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota asistenca sociale eksperiment social juha jervinen reportazhi i deutche welle asistenca sociale eksperiment social juha jervinen reportazhi i deutche welle

Sondazh

Poll

Bota 14 Mars 2019, 10:12

Një vit koalicion i gjerë: Pasiguri e madhe

BE dhe marrëdhëniet gjermano – franceze “Një hov i ri për Europën”, shkruhet në paktin e koalicionit. Por, nuk duket se ky hov po vjen. Kjo ka...