Bota

Vrasja e vëllait të Kim Jong un-it, gruaja vietnamaze që mbahet prapa hekurave

14 Mars 2019, 08:37 Nga DOSJA
Vrasja e vëllait të Kim Jong un-it, gruaja vietnamaze që mbahet

Një grua vietnameze, Doan Thi Huong është prapa hekurave pasi akuzohet se qenë pjesë e planit për të vrarë vëllain e udhëheqësit të Koresë së Veriut, e Kim Jong-nam.

Prokurorët e çështjes në Malajzi hodhën poshtë kërkesën nga Vietnami për ta liruar gruan.  Vietnami u nxit për lirimin e saj dhe vendimi erdhi disa ditë gruaja tjetër e akuzuar, Siti Aisyah, u lirua papritmas.

Të enjten, e njëjta gjykatë vendosi që gjyqi i Doanit  të shtyhej deri më 1 prill pasi ajo të jetë mendërisht dhe fizikisht e papërshtatshme për të dëshmuar. Avokati i Doan Thi-Huong, Hisham Teh Poh Teik, i tha gjykatës se ajo nuk kishte fjetur për tre netët e fundit dhe nuk ishte mirë nga ana shëndetësore. 

Kim vdiq në vitin 2017, pasi u helmua në aeroportin e Kuala Lumpur.  Sipas medieve koreanojugore, 45-vjeçari u helmua në aeroport nga dy gra, që mund të ishin spiune koreanoveriore. 

Burimi: The Guardian

J.V/Dosja.al

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota doan thi huong kim jong-nam vrasja e vëllait të kim jong un doan thi huong kim jong-nam vrasja e vëllait të kim jong un

Sondazh

Poll