Bota

SHBA/ Beto O’ Rourke shpall kandidaturën për zgjedhjet në 2020

14 Mars 2019, 12:46 Nga DOSJA
SHBA/ Beto O’ Rourke shpall kandidaturën për zgjedhjet në

Beto O’Rourke njoftoi pak minuta më parë se do të kandidojë për president në zgjedhjet e 2020 , duke hyrë në garën me një thirrje për amerikanët që të shikojnë sesi ishte e kaluar e tyre në mënyrë që të përballen me sfidat me të cilat ballafaqohet vendi.

“Ky është një moment përcaktues i së vërtetës për këtë vend dhe për secilin prej nesh”,- tha ish-kongresmeni 46-vjeçar  nga Texas, në një video që publikoi, duke njoftuar kandidaturën e tij në zgjedhjet e 2020. “Sfidat me të cilat ballafaqohemi tani, kriza e ndërlidhur me ekonominë tonë, demokracia dhe klima jonë nuk kanë qenë kurrë kaq problematike. Ose do të na konsumojnë ose do të na japin mundësinë më të madhe për të zgjidhur  problemet e SHBA-ve.” 

O’Rourke, i cili po zhvillon një aktivitet tre-ditor në Iowa lindore, është shprehur se do të zhvillojë një protestë për fushatën e tij në El Paso, Teksas, më 30 mars, raporton CNN.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota beto o'rouke zgjedhjet ne shba 2020 beto o'rouke zgjedhjet ne shba 2020

Sondazh

Poll

Bota 14 Mars 2019, 10:12

Një vit koalicion i gjerë: Pasiguri e madhe

BE dhe marrëdhëniet gjermano – franceze “Një hov i ri për Europën”, shkruhet në paktin e koalicionit. Por, nuk duket se ky hov po vjen. Kjo ka...