Bota

Breshëri plumbash, ‘Bosi’ i familjes mafioze Gambino vritet para shtëpisë

14 Mars 2019, 08:46 Nga DOSJA
Breshëri plumbash, ‘Bosi’ i familjes mafioze Gambino vritet

Edhe pse tashmë nuk janë më aq intensive lufta mes familjeve mafozie vazhdon.

Udhëheqësi i tanishëm i familjes famëkeqe Gambino – dikur i kryesuar nga mafiozi John Gotti – u qëllua jashtë shtëpisë së tij.

Francesco Cali, 53 vjeç, drejtuesi i familjes Gambino që prej vitit 2015 u gjet me plagë të shumta në trup jashtë shtëpisë së tij në Staten Island dhe humbi jetën disa orë më vonë në spital.

Mediat e huaja shkruajnë se policia nuk ka asnjë të arrestuar lidhur me rastin dhe se ende vijon puna për kapjen e autorëve.

Cali nuk kishte asnjë precedentë përveç shantazhit ndaj një punëtori, gjë që e çoi në burg për 16 muaj në 2008. 

Bosi i parë mafioz i familjes Gambino që u vra ishte Paul Castellano. Ai u qëllua jashtë një restoranti në 1985 me urdhër të John Gotti-t. Ky i fundit mori më pas përsipër drejtimin e familjes deri në vitin 1992 kur edhe u burgos.

Pjesë e familjes mafioze ka qënë edhe shqiptari John Alite. Ai vetë tashmë është një i penduar dhe ka përdorur gjithë njohuritë e tij për të vënë Gottin pas hekurave, ku edhe vdiq nga kanceri në vitin 2002.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota familja gambino francesco cali familja gambino francesco cali

Sondazh

Poll