Bota

Del ekspertiza e aksidentit tragjik me 15 të vdekur në Maqedoni, nën hetim 7 persona

14 Mars 2019, 12:06 Nga DOSJA
Del ekspertiza e aksidentit tragjik me 15 të vdekur në Maqedoni,

MAQEDONI– Janë vënë nën hetim 7 persona në lidhje me aksidentin që shkaktoi 15 të vdekur në Maqedoni, për të cilët Prokuroria kërkon masën e paraburgimit. Mes tyre janë edhe pronari i kompanisë “Durmo Turs” dhe shoferi i autobuzit. Kjo ka ardhur si pasojë e daljes së ekspertizës së aksidentit ku humbën jetën 15 persona.

Sipas prokurorit të çështjes, Sasho Rajçev, në ditën e aksidentit më 13 shkurt shoferi ka drejtuar autobusin me shpejtësinë e palejuar prej 99 km/h.

“Për shkak të shpejtësisë së palejuar, shoferi ka humbur kontrollin ndaj autobusit, duke kaluar në korsinë tjetër dhe në fund ka fluturuar nga rruga. Ai nuk ka mundur ta ndalë autobusin për shkak të problemeve teknike, gjegjësisht frenave, që kanë funksionuar pjesërisht,”- shprehet Rajçev.

Sipas rregullave të qarkullimit rrugor prokurori i çështjes theksoi se autobuzi nuk lejohet të ecë me shpejtësi më të lartë se 80 km/h. Gjithashtu në tahografin e autobusit prokuroria ka vëën re manipulime, pasi sipas zyrtarëve është ndërhyrë që të tregojë një shpejtësi më të vogël.

Aksidenti tragjik ndodhi më 13 shkurt, teksa autobuzi i kompanisë “Durmo turs” me 51 udhëtarë doli nga rruga Tetovë-Shkup dhe ra në humnerë. Si pasojë humbën jetën 15 persona, ndërsa 39 të tjerë u plagosën.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni 15 te vdekur aksident ne maqedoni aksident tragjik maqedoni 15 te vdekur aksident ne maqedoni aksident tragjik maqedoni

Sondazh

Poll

Bota 14 Mars 2019, 10:12

Një vit koalicion i gjerë: Pasiguri e madhe

BE dhe marrëdhëniet gjermano – franceze “Një hov i ri për Europën”, shkruhet në paktin e koalicionit. Por, nuk duket se ky hov po vjen. Kjo ka...