Bota

Negociatat me Shqipërinë/ Ministri i Jashtëm grek: Zgjerimi i vijës bregdetare, prioritet i kryeministrit Tsipras

14 Mars 2019, 10:44 Nga DOSJA
Negociatat me Shqipërinë/ Ministri i Jashtëm grek: Zgjerimi

GREQI– Ministri i Jashtëm grek Georgios Katrougalos gjatë një takimi me homologun e tij turk Mevlut Çavusoglu në Bruksel, i pyetur nga mediat ka folur edhe mbi marrëdhënien me Shqipërinë.

Lidhur me ecurinë e negociatave të nisura mes dy vendeve, ministri vuri në dukje faktin se nuk ishte bërë asnjë përparim për shkak të trazirave politike në Shqipëri.

“Greqia po pret nga Tirana përgjigjen për një sërë çështjesh të ngritura nga Athina lidhur me minoritetin grek etnik në Shqipëri, p.sh. të drejtat e tyre për pronën dhe vetëidentifikimin si anëtarë të pakicës greke.”

Më tej kryediplomati grek u shpreh se disa përgjigjie ishin marrë nga pala shqiptare por shtoi se ishte ende herët që të thoshte nëse ishin në rrugë të mbarë.

“Qëllimi i Greqisë është për përmirësim të tillë në bilateral në çështjet e hapura mes dy vendeve për të hapur kështu edhe perspektivat evropiane të Shqipërisë.”

Më tej, Katrougalos është ndalur në zgjerimin e vijës bregdetare, të cilën e ka quajtur si prioritet të kryeministrit Aleksis Tsipras.

“Zgjerimi i vijës bregdetare përfshihet në projektin e përcaktimit të Zonës Ekskluzive Ekonomike me Shqipërinë, Italinë dhe Egjiptin, ky i fundit nëse realizohen negociatat e duhura. Bëhet fjalë për një vendim politik që sipas kryeministrit do të mbyllet me miratimin e legjislaturës përkatëse”.

Negociatat mes dy vendeve kanë nisur që prej vitit të kaluar mes dy ish-ministrave të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias. Negociatat kanë qënë teknike lidhur me detin dhe të drejtat e pakicës greke në Shqipëri. Pavarësisht se negociatat kanë kohë që zhvillohen ato ende janë në hije duke sjellë kështu reagime të shumta nga opozitat e dy vendeve. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni georgios katrougalos ministri i jashtem grek negociatat shqiperi-greqi georgios katrougalos ministri i jashtem grek negociatat shqiperi-greqi

Sondazh

Poll

Bota 14 Mars 2019, 10:12

Një vit koalicion i gjerë: Pasiguri e madhe

BE dhe marrëdhëniet gjermano – franceze “Një hov i ri për Europën”, shkruhet në paktin e koalicionit. Por, nuk duket se ky hov po vjen. Kjo ka...