Bota

Shkoi në mbështjetje të komandant Tares, në Hagë merret si i dyshuar edhe Enver Shala

14 Mars 2019, 06:33 Nga DOSJA
Shkoi në mbështjetje të komandant Tares, në Hagë merret

KosovëSi i dyshuar nga zyra e Prokurorit të Specializuar për Kosovën në Hagë për krime lufte është marrë edhe  ish-përfaqësuesi i UÇK-së, Enver Shala.

Ai është njoftuar për këtë teksa po shoqëronte në Hagë Ismet Taren, i cili është i dyshuar për ngjarjet e rënda në luftën e Kosovës. 

Shala është shprehur për “Klan Kosova” se ka refuzuar ta marrë ftesën që iu dorëzua në Hagë. Por, megjithatë ai thotë se do të shkojë të japë intervistën para prokurorit të specializuar.

Thirrjet të tilla për të dëshmuar dhe pyetur nga Gjykata Speciale, kanë nisur të shpërndahen që në dhjetor të vitit të shkuar.  I pari që pranoi ftesën ishe ish-komandanti i Zonës së Llapit Rrustem Mustafa. Në mesin e të ftuarve kanë qenë edhe Sami Lashtaku, Nazif Mehmeti, Sokol Dobruna, Sylejman Selimi, Lahi Brahimaj.

 J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni enver shala gjykata hage ismet tare enver shala gjykata hage ismet tare

Sondazh

Poll