Politike

Mbyllja e hetimeve ndaj tij, Meta paraqitet të hënën në Prokurorinë e Posaçme

Në një reagim të tij, Meta tha se nuk ka patur as ftesë dhe as shkresë zyrtare nga Prokuroria deri kur një gardian i ka thënë se e kërkojnë në SPAK.

1 Gusht 2025, 13:50 Nga r.ll
Mbyllja e hetimeve ndaj tij, Meta paraqitet të hënën në
ilir meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pritet të paraqitet ditën e hënë në Prokurorinë e Posaçme në orën 11.00 për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve.

Në një reagim të tij, Meta tha se nuk ka patur as ftesë dhe as shkresë zyrtare nga Prokuroria deri kur një gardian i ka thënë se e kërkojnë në SPAK. Ai tha se do paraqitej në SPAK, sapo avokati të kthehet në Shqipëri. Më paraqitjen e tij në Prokurorinë e Posaçme, pritet t'i komunikohen edhe akuzat e ngritura ndaj tij. 

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

ilir meta spak

Sondazh

Poll