Politike

"Rregullore e re për kantieret e ndërtimet dhe shqetësimet që sjellin", Rama: Masat do jenë drastike

Ai tha se kush ndërton pallat, nuk mund të bëhet problem i zonës por duhet të marrë masa që qytetarët e zonës mos të ndiejnë asnjë zhurmë.

1 Gusht 2025, 12:41 Nga r.ll
"Rregullore e re për kantieret e ndërtimet dhe shqetësimet
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një rregullore të re edhe për kantieret e ndërtimit. Ai tha se kush ndërton pallat, nuk mund të bëhet problem i zonës por duhet të marrë masa që qytetarët e zonës mos të ndiejnë asnjë zhurmë.

Rama theksoi se gjithashtu do të merren masat për të bërë rrethimet e duhura dhe që kantieret mos të nxjerrin në rrugë asgjë. Ai shtoi se masat e marra do të jenë drastike. Rama foli sërish për gjykatësin Hazbi Balliu, të cilin e cilësoi si një "të pacipë"

"Rregullorja e re për kantieret e ndërtimit, kush ndërton pallat nuk mund të behet problemi i zonës por duhet të marri masat që zona të mos e ndjejë fare. Do merren masat për të bërë rrethimet e duhura, për mos nxjerrë në rrugë asgjë, jo duke marrë dhe trotuarin se po ndërton në pallat. Masat do jenë drastike. Do ketë dhe kontroll të kantierëve. Na del dhe një gjykatës i pacipë për një pallat pa leje. E fundit, në fushatën e fundit isha pjesë e Tiranës, jam dhe deputet i Tiranës, kush thotë si e qysh, dua ti them që po bëj siç kam bërë dhe siç do bëj për Vlorën dhe Durrësin.", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll