Politike

"Kemi bërë disa hapa, nuk mund të lejojmë që bukuritë të abuzohen nga delenxhitë", Rama: Nuk mund të bëhemi anëtarë të BE duke i ndarë mbrapsht punët!

Ai theksoi se është e domosdoshme që të vendoset një kufi mes hapësirës së përbashkët se se ku mund të zhvillohet një aktivitet i caktuar.

1 Gusht 2025, 12:31 Nga N.F
"Kemi bërë disa hapa, nuk mund të lejojmë që
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mesditën e sotme në rubrikën "Sy m'Sy" ka folur në lidhje me aksionet e zhvilluara në vend për lirimin e hapësirave publike të cilat ishin zaptuar nga biznese të ndryshime. Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se ky aksion ka si qëllim të rikthejë hapësirën publike tëk qytetarët dhe të largojë personat që zaptojnë territore të ndryshme për punën e tyre.

Ai theksoi se është e domosdoshme që të vendoset një kufi mes hapësirës së përbashkët se se ku mund të zhvillohet një aktivitet i caktuar. Kryeministri gjithashtu tha se bukuritë e vendit nuk mund të lihen në duart e personave që abuzojnë me to duke u quajtur delenxhi. Sipas tij vendi ynë nuk mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian nuk i bërë punët mbrapsh.

"Nuk mund të bëhemi anëtarë të BE duke i ndarë mbrapsht punët, disa andej që përpiqet të bëjnë punën dhe disa që përpiqen të bëjnë diçka duke mos pyetur për punën e përbashkët. Në këtë aspekt territori ka një rëndësi të posaçme. Respekti për hapësirën e përbashkët ka rëndësi të posaçme. Vendosja qartë e kufirit mes të drejtës mbi hapësirën e përbashkët dhe të drejtës së kujdo që do të zhvillojë një aktivitet të caktuar legjitim në këtë hapësirë është një domosdoshmëri.

Nuk mundet dot që të vazhdojmë të lejojmë që bukuritë e mëdha që na ka falur zoti të abuzohen dhe nga ana tjetër ne të paraqitemi para fëmijëve tanë, pastaj edhe të tjerëve, nëse për veten nuk paskemi respekt si raqexhi, si delenxhi dhe si abuzues me pasuri që nuk janë tonat, por janë të përbashkëta. Kemi bërë disa hapa, por ju siguroj që ky nuk është aksion, por është një përpjekje e pandalshme e të qëndruarit së bashku," tha ai.

rama

Sondazh

Poll