1 Gusht 2025, 12:30
Nga r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur ditën e sotme në një dalje në rrjetet e tij sociale se qytetarët duhet të marrin pjesë përmes denoncimeve për lirimin e hapësirave publike.Rama tha se kjo do të bëhet përmes portalit që do të hapet me emrin "Hapësira ime".
Ai shtoi më tej se ndëshkimet për ata që kanë zaptuar hapësirat publike do të jenë të atilla që nuk do të provojë njeri të rikthejë gjërat sërish nga e para. Pas lirimit, kreu i qeverisë tha se vjen rilindja urbane 2.0, ku sipas tij hapësirat dikur të zaptuara do të kthehen në hapësira të bukura për komunitetin. Ai theksoi se nuk do të lejohet asgjë kolektive.
"E rëndësishme të kuptohemi se nuk është ideja hajde o burra të ndëshkojmë. Do hiqen të gjitha të tëra, do hiqen hap pas hapi. Është gjë e mirë që të gjithë ju të merrni pjesë në proces duke çuar denoncime. Do hapet edhe një adresë e posaçme, portal hapësira ime. Duhet të ndahet mendja që nuk mund të shtohesh përtej kufirit ku nis jeta e komunitetit, kemi vendos plazhet publike, jemi shumë më mirë se vjet, por nuk jemi më mirë se sa duhet. Do të jenë ndëshkime të atilla, që mos ti shkojë mendja njeri të fillojë lojën nga e para.
Mbrapa vjen rilindja urbane 2.0 jemi duke ngritur grupe që këto hapësira ti kthejmë në hapësira të bukura për komunitetin, pastrojmë tek 21 dhjetori, tek komuna e Parisit, por nuk mundet që gjërat të mbeten ashtu duhet të ndërhyjmë më projekte urbanistike për të krijuar hapësira të bukura publike. Ata që kanë prona që i përdorin si parkim e të paligjshme janë të ftuar të vijnë të marrin leje dhe të ndërtojnë parkime, me 2 apo 3 kate që mund të jenë godina shumë të bukura që mund të shfrytëzohen. S’ka për tu lejuar asgjë selektive, tentativat do bëhen, dikush do mbyllë sytë, por nuk do lejohet asgjë selektive, duke bashkëpunuar komuniteti me autoritetet.", tha Rama.
edi rama
Politike
1 Gusht 2025, 12:31
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mesditën e sotme në rubrikën "Sy m'Sy" ka folur në lidhje me aksionet e zhvilluara në vend...
Politike
1 Gusht 2025, 12:27
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në komunikimin e radhës në rubrikën "Sy m'Sy" ka folur për aksionin e lirimit të ...
Politike
1 Gusht 2025, 12:05
N.F
Foto
TIRANË- Bashkimi Europian ka reaguar ditën e sotme në lidhej me draftin e ri të Kodit Penal të propozuar të premten e ka...
Politike
1 Gusht 2025, 11:59
r.ll
foto e postuar nga rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza ndaj gjykatësit Hazbi Balliu, se ka konsideruar si pronë legjitime nj&...
Politike
1 Gusht 2025, 12:00
N.F
Xoxa
TIRANË- Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliajt, Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Xoxa ësht&e...
Politike
1 Gusht 2025, 11:49
r.ll
belind kelliçi
TIRANË- Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi ka dalë në një deklaratë për mediat nga se...
Politike
1 Gusht 2025, 10:02
N.F
Foto
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO ka marrë vendimin ditën e sotme p&e...
Politike
1 Gusht 2025, 07:59
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në rrjetet sociale se më shumë 237 mijë fëmijë kanë përfit...
Politike
31 Korrik 2025, 22:50
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti, ka akuzuar sot ish-partitë opozitare për bojkot dhe sabotim të themelimit të instit...
Politike
31 Korrik 2025, 19:47
M.B
Ina Zhupa
TIRANA- Deputetja demokrate Ina Zhupa, e cila ka ndjekur nga fillimi cështjen e zonave të mbrojtura ka reaguar pas vendimit të Gjy...