Politike

Trajtimi i Veliajt në paraburgim/ Avokati i Popullit nis hetimet, Komisioneri për Parandalimin e Torturës takohet me kryebashkiakun e Tiranës

Avokati i Popullit ka nisur hetimet tashmë të cilat janë të fokusuara te shoqërimi i Veliajt me 30 policë nga ambientet e paraburgimit në Durrës në spital.

1 Gusht 2025, 12:36 Nga N.F
Trajtimi i Veliajt në paraburgim/ Avokati i Popullit nis hetimet,
Foto

TIRANË- Komisioneri për Parandalimin e Torturës pranë institucionit të Avokatit të Popullit, Ahmet Prençi ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ky takim ka ardhur pas thirrjeve të shpeshta mbi kushtet e trajtimit të tij dhe respektimin e të drejtave të njeriut në institucionin e paraburgimit. Edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në daljet e tij për mediat ka bërë thirrje që Avokati i Popullit të marrë masa sesi Veliaj dhe presidenti i PL-së, Ilir Meta po trajtohen në burg.

Avokati i Popullit ka nisur hetimet tashmë të cilat janë të fokusuara te shoqërimi i Veliajt me 30 policë nga ambientet e paraburgimit në Durrës në spital. Edhe avokatët e Veliajt i janë drejtuar Drejtorisë së Burgjeve për të marrë inofrmacione në lidhje me masat e marra dhe trajtimi i Veliajt kur u paraqit në spital pas probleme shëndetësore që shfaqi. Raportohet se avokatët kanë kërkuar informacion dhe dokumentacion mbi shoqërimin e Veliajt në vizitën mjekësore më 17 Korrik 2025.

Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

 

erion veliaj avokati i popullit

Sondazh

Poll