Politike

Drafti i Kodit të ri Penal, zyra e BE-së në Tiranë: Nuk ishim pjesë e grupit të ekspertëve për hartimin e tij! Duhet konsultim me institucionet kryesore të drejtësisë

Zyra e BE-së theksoi rëndësinë e garantimit të një konsultimi gjithëpërfshirës të gjitha institucionet kryesore të drejtësisë për të garantuar cilësinë më të lartë të legjislacionit që do të miratohet.

1 Gusht 2025, 12:05 Nga N.F
Drafti i Kodit të ri Penal, zyra e BE-së në Tiranë: Nuk
Foto

TIRANË- Bashkimi Europian ka reaguar ditën e sotme në lidhej me draftin e ri të Kodit Penal të propozuar të premten e kaluar gjatë një konference nga krerët e sistemit të Drejtësisë në vend. Në një përgjigje për gazetaren Anila Hoxha, zyra e BE-së në Tiranë u shpreh se nuk ka qenë pjesë e grupit të ekspertëve gjatë diskutimeve të hartimit të ndryshimeve. Më tej në reagim theksohet se ende nuk kanë një qëndrim mbi këto projekt-amendamente.

Zyra e BE-së theksoi rëndësinë e garantimit të një konsultimi gjithëpërfshirës të gjitha institucionet kryesore të drejtësisë për të garantuar cilësinë më të lartë të legjislacionit që do të miratohet. Këto ndryshime zyra e BE-së i lidhi edh e me rrugën e vendit tonë për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Sipas tyre Shqipëria duhet të bëjë ndryshime në Kodin Penal me standartet evropiane.

Reagimi i plotë

Bashkimi Evropian ka marrë njoftim mbi prezantimin e projekt-amendamenteve të Kodit Penal, rezultat i punës së një grupi ekspertësh të ngarkuar nga qeveria. Bashkimi Evropian nuk ka qenë pjesë e grupit të ekspertëve dhe ende nuk ka një qëndrim mbi këto projekt-amendamente.

Duke qenë se rishikimi i përgjithshëm i Kodit Penal është një proces i rëndësishëm dhe kompleks, me një ndikim të mundshëm afatgjatë në shoqëri dhe në sistemin e drejtësisë, BE-ja nënvizon rëndësinë e garantimit të një konsultimi gjithëpërfshirës dhe të plotë me të gjitha institucionet kryesore të drejtësisë dhe aktorët e shtetit të së drejtës, si dhe me shoqërinë civile, për të garantuar cilësinë më të lartë të legjislacionit që do të miratohet.

Si pjesë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Shqipëria pritet të ndryshojë një numër dispozitash specifike të Kodit Penal për t’u përafruar standardeve evropiane dhe legjislacionit të BE-së. Në periudhën afatshkurtër, BE-ja e inkurajon Shqipërinë t’i japë përparësi atyre ndryshime legjislative që janë të nevojshme për të përmbushur standardet ndërmjetëse të përcaktuara në Qëndrimin e Përbashkët të BE-së për Grup-kapitullin 1 (Themeloret). BE-ja është e gatshme të ofrojë ndihmë teknike në këtë drejtim.

be kodi i ri penal

Sondazh

Poll