Politike

Bonusi i bebes, Rama: Më shumë se 237 mijë fëmijë kanë përfituar prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019

Rama shprehet se kjo skemë ka mbështetur familjet e reja me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë. 

1 Gusht 2025, 07:59 Nga r.ll
Bonusi i bebes, Rama: Më shumë se 237 mijë fëmijë
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në rrjetet sociale se më shumë 237 mijë fëmijë kanë përfituar  bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019. Rama shprehet se kjo skemë ka mbështetur familjet e reja me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë. 

POSTIMI I PLOTË:

MIRËMËNGJES dhe me njoftimin e këndshëm se më shumë se 237 MIJË fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, duke mbështetur familjet e reja me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, ju uroj një ditë të mbarë.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se programi i bonusit të bebes do të kalojë në një rikonceptim të ri, duke filluar nga viti 2026. Sipas tij, kjo do të thotë që ndihma financiare nuk do të ofrohet më në formën e çekut, por do të kalojë në një skemë të re pagesash mujore për periudha 2-vjeçare dhe 3-5-vjeçare, duke u përshtatur me numrin e fëmijëve.

edi rama bonusi i bebes

Sondazh

Poll