Aktualitet

1 ditë para skadimit të afatit, Besim Hajdarmataj aplikon për SPAK

5 Shkurt 2019, 15:36 Nga DOSJA
1 ditë para skadimit të afatit, Besim Hajdarmataj aplikon për

TIRANË- Një ditë para skadimit të afatit ligjor për t’u bërë pjesë e SPAK, ose siç njihet ndryshe Prokuroria e Posaçme, Besim Hajdarmataj bëhet prokurori i 13-të që aplikon.

Hajdarmataj është aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Hajdarmataj, ish-drejtues i Prokurorisë për Krimet e Rënda, i njohur për ‘përplasjen’ e tij me kryeprokuroren e Përgjithshme, Arta Marku, ka dorëzuar sot aplikimin pranë KLP-së, (Këshilli i Lartë i Prokurorisë).

Hajdarmataj është prokurori që është duke hetuar çështjen në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Cfarë është SPAK ose siç njihet ndryshe Prokuroria e Posaçme?

SPAK është njësia që do të ndjekë çështjet penale në emër të shtetit shqiptar kundër korrupsionit të niveleve të larta drejtuese dhe krimit të organizuar. SPAK ka të drejtë të përfaqësojë shtetin në të trija shkallët e gjyqësorit siç janë Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit dhe ajo e Lartë.

SPAK është e pavarur në funksionim dhe ushtron detyrën përmes prokurorëve të Posaçëm që do të emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Prokurorët e SPAK do të kenë një mandat 9-vjeçar dhe ky mandat mund të ndërpritet vetëm nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku besim hajdarmataj dosja e tahirit prokuroria e posacme saimir tahiri spak arta marku besim hajdarmataj dosja e tahirit prokuroria e posacme saimir tahiri spak

Sondazh

Poll