Aktualitet

Histori shprese/ Pensionisti Italian humb 50 euro, shqiptari e pret dhe ia jep: Priste që unë të rikthehesha (E plotë)

5 Shkurt 2019, 12:57 Nga DOSJA
Histori shprese/ Pensionisti Italian humb 50 euro, shqiptari e pret dhe ia jep:

Një histori shprese që gjendet rrallë në vendin e egoizmit, hipokrizisë dhe interesit vetjak.

Kështu shkruan gazeta “Lagazzettadelmezzogiorno” për ngjarjen që do të ndiqni, ku personazhi kryesor është një shqiptar. Ranieri Cosimo, pensionist 80-vjeçar ka treguar se pasi humbi 50 eurot në tregun e Tarantinos, një i ri shqiptar ia ktheu paratë e tij.

Shkrimi i plotë i gazetës italiane:

Kjo është një histori që haset rrallë në shoqërinë e hipokrizisë,egoizmit dhe interesit të ngushtë vetjak. Kjo është historia e Ranieri Cosimo, një mësues në pension, i cili ka treguar për gazetën një histori që i ka rikthyer besimin dhe shpresën.

Një ditë, kur 80-vjeçari po kalonte në treg për të përzgjedhur frutat dhe perimet, diçka e paharrueshme i ka ndodhur. I mërzitur dhe i turbulltë nga sëmundja e të vëllait, ai ndau 150 euro në 3 pjesë.

Javën e kaluar, sikurse çdo ditë, unë shkova në treg për të blerë. Ndryshe nga zakonisht, megjithatë, gjendja ime ishte ndryshe. Isha i mërzitur dhe i turbulluar sepse përpara së të dilja nga shtëpia mora një telefonatë të pakëndshme nga vëllai im, i cili më tha se gjendej në spital për një problem serioz shëndetësor. Pavarësisht kësaj, pazari duhej bërë, kësisoj, ndava 150 euro në tre pjesë me nga 50 euro dhe mbërrita në treg.

Më tej, ai tregon se kishte hequr mënjanë 50 euro për të blerë një vasketë, por kur hapi portofoli pa se nuk i kishte më ato para.

Mbaj mend se në duar kisha një 50 euro që sapo e kisha tërhequr nga portofoli për të paguar vasketën plastike që do të blija. Por në momentin e blerjes nuk i kisha më ato para. I pyeta njerëzit rreth meje nëse e kishin gjetur, por askush nuk kishte pikasur gjë. Pa bërë shumë zhurmë, për shkak se nuk është në natyrën time, nxorra një kartëmonedhë tjetër nga portofoli im.

Dhe kështu u largua… ditë më vonë, në spital u shtrua dhe ai vetë. Pas një jave trajtim mjekësor, i moshuari u rikthye në shtëpinë e tij. Një ditë, ai doli nga shtëpia dhe kaloi Via Lucani, duke shkuar në tregun e fruta-perimeve.

Në këtë moment, rrëfen 80-vjeçari, ai sheh një djalë shqiptar i cili e ndalon.

Ai më vendos 50 euro në dorë dhe më thotë se më ka pritur ditë të tëra duke shikuar drejt Via Lucania e duke pritur që të shfaqesha nga momenti në moment, për të më rikthyer atë që kisha humbur disa ditë më parë. Ky gjest riktheu tek unë besimin dhe shpresën, që për shumë vite ishte venitur.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Shkurt 2019, 10:36

Ditë shprese dhe çudish

Sot që herët në mëngjes pedagogët e Shkencave Sociale u mblodhën në oborrin e fakultetit për t’i dhënë karakter aktiv grevës së tyre. Me ta u bashkuan dalëngada...