Aktualitet

Arrestohet Kasëm Piluri, i shumëkërkuari në Itali për lidhje me mafian siçiliane/ Fijet që e lidhin me ‘kumbarin’ e S

5 Shkurt 2019, 15:05 Nga DOSJA
Arrestohet Kasëm Piluri, i shumëkërkuari në Itali për

Kasëm Piluri, i shpallur në kërkim prej dy vitesh u arrestua ditën e sotme nga policia e Vlorës. 57-vjeçari  me banim në Tepelenë, u arrestua në zonën e Skelës në bashkëpunim me Interpol Tirana. Sipas njoftimit zyrtar Piluri do të ekstradohet drejt Italisë, pasi Gjykata e Apelit Katania, Itali, në vitin 2017 e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë

Kapet dhe arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

57 vjeçari i dënuar me 10 vite burgim.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në vijim të punës kërkimore dhe hetimore për kapjen e personave në kërkim, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kanë lokalizuar dhe më pas kapur e arrestuar në zonën e Skelës 57-vjeçarin K. P., me banim në Tepelenë.

K.P ishte shpallur në Kërkim Ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit Katania, Itali, në vitin 2017 e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Në bashkëpunim me Interpol Tirana vijojnë veprimet e tjera proceduriale në lidhje me ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Kasëm Piluri është një emër mjaft i njohur në arenën ndërkombëtare të trafikut të drogës. Ai u arrestua në muajin qershor të vitit 2017, në kuadër të operacionit “Laguna e Vilunit” së bashku me 3 persona të tjerë: Renato Çaushi, Andrea Mita dhe Altin Rramolli.

Grupi kriminal siguronte drogën në zona të ndryshme të Shqipërisë, si Tepelenë, Lazarat, Vlorë, Krujë dhe Dukagjin, dhe më pas e trafikonte atë me skaf në Itali. Destinacioni i lëndës narkotike ishte Siçilia, dhe më konkretisht familja mafioze italiane “Nizza” e cila zhvillonte aktivitetin në lagjen Libriono dhe Lorenzo Saita, i quajtur “Skeleti”.

I dyshuar si pjesëmarrës në këtë grup kriminal dyshohet të ketë qenë dhe biznesmeni Shkodran Bardhok Pllanaj. Pllanaj, i cilësuar si “Kumbari” i Shkodrës, përfundoi në pranga në muajin dhjetor të vitit 2018 dhe akuzohet për: “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”.

Biznesmeni Pllanaj dyshohet se ka ndërtuar një pallat 10-katësh me para nga burime kriminale dhe pa leje ndertimi. Gjykata ka vendosur sekuestron e këtij objekti që ndodhet në qytetin e Shkodrës në pronësi të tij, objekt i cili kap vlerën 2 milion Euro. 

44-vjeçari njihet si njeriu që trazoi politikën dhe policinë disa vite më parë pasi rezultoi se kishte lidhje me ish-deputetin Mark Frroku, i cili dyshohet se e ndihmoi duke e fshehur në makinën e tij në vitin 2014, për t’iu shmangur arrestimit nga policia që e kërkonte për trafik droge.

Në atë kohë, deputeti Frroku mohoi ta ketë ndihmuar Pllanajn t’i shmangej arrestimit, por në raportin e oficerëve të gjurmimit në sektorin e narkotrafikut shkruhet se i dyshuari në survejim prej tyre ka lëvizur nga lokal “Antika” në Tiranë drejt Laprakës me automjetin Audi në pronësi të deputetit.

 (f.m/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet bardhok pllanja ekstradim drejt italise i denuar per trafik droge interpol tirana kasem piluri mark frroku bardhok pllanja ekstradim drejt italise i denuar per trafik droge interpol tirana kasem piluri mark frroku

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Shkurt 2019, 10:36

Ditë shprese dhe çudish

Sot që herët në mëngjes pedagogët e Shkencave Sociale u mblodhën në oborrin e fakultetit për t’i dhënë karakter aktiv grevës së tyre. Me ta u bashkuan dalëngada...