Aktualitet

Pas njoftimit nga Xhaçka, Këshilli i Basenit anulon dhënien me koncesion të llixhave në Peshkopi

5 Shkurt 2019, 11:26 Nga DOSJA
Pas njoftimit nga Xhaçka, Këshilli i Basenit anulon dhënien me

Pas takimit që ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka zhvilloi dje në Peshkopi me banorët, dhe punonjësit e Burimit Termomineral të Llixhave, ditën e sotme është anuluar vendimi për dhënien me koncesion të ujërave termalë Drini-Buna.

Dosja.al ka mësuar se ditën e sotme është mbledhur këshilli i Basenit Buna-Drini ku është vendosur anulimi i lejes për të shfrytëzuar ujërat termalë.

Njoftimi i mbledhjes së Këshillit të Basenit:

Këshillit të Bazenit Ujor Drin-Bunë në prefekturën e Shkodrës anulon lejen e dhënë në muajin dhjetor për shfrytëzimin e ujërave termale në Dibër Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura. Vendimi i marrë nga po ky Këshill me 11.12. 2018 parashikonte që shfrytëzimi i ujërave termale ti jepej një firmë private.

Ditën e djeshme, ministrja Xhaçka e quajti vendimin abuzim dhe pa transparencë si edhe siguroi se do të dalin përgjegjësit për këtë vendim.

Vendimi i Këshillit të Basenit Drini – Buna na ka shqetësuar të gjithëve. Me prefekturën dhe bashkinë nuk kanë konsultuar për këtë vendim. Vendimi është marrë në mungesë të plotë transparence dhe abuziv. Përfaqësuesit e qeverisë në atë këshill janë përballur me faktin e kryer dhe kanë debatuar kundër vendimit. Nga hetimi administrativ që ka bërë zyra e kryeministrit, vendimi do të anulohet. Përgjegjësit e këtij vendimi do të marrin përgjegjësitë.

Ndërkohë që ky rast u denoncua nga deputetja e qarkut Dibër, Reme Lala. Në fjalën e saj në Kuvend në seancën e 31 janarit, Lala tha se leja e shfrytëzimit të llixhave do të shkatërrojë pasurinë e zonës së Dibrës.

Me lejen e përdorimit të ujit të llixhave, shkatërrohet Dibra, u hiqet buka qindra familjeje për të pasuruar një grusht njerëzish, unë kam heshtur, por nuk kam fjetur gjumë, potenciali i zhvillimit ët biznesit të ujërave termale, mjafto në mbulimin e papunësisë në këtë zonë. Llixhat nuk kanë nevojë për llogje të dashur patriotë, duan studim fizibiliteti të detajuar, duhen shëruar që ato të na shërojnë, unë si përfaqësua e Dibrës, që e ndiej dhe kam të qartë për zgjidhjen do nxis qeverinë për një zgjidhje të argumentuar, dhe nxitjen e pushtetit lokal për të propozuar zgjidhjen më të mirë për këtë qëllim, kush ka qenë aty ka ndjerë erën e rëndë, kjo leja e dhënë mban erë të qelbur e korruptive, ju lutem kryeministër dilni në foltore dhe drejtojuni dibranëve. Unë jam këtu, për të folur në këtë foltore ku fjala ka peshë.”-tha Reme Lala në Kuvend.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet keshilli i baseneve koncesionet per llixhat llixhat e peshkopise olta xhacka keshilli i baseneve koncesionet per llixhat llixhat e peshkopise olta xhacka

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Shkurt 2019, 10:36

Ditë shprese dhe çudish

Sot që herët në mëngjes pedagogët e Shkencave Sociale u mblodhën në oborrin e fakultetit për t’i dhënë karakter aktiv grevës së tyre. Me ta u bashkuan dalëngada...