Aktualitet

Misioni i NATO-s në Afganistan, FA-të stërviten me skuadrën që vrau Osama bin Laden-in

4 Shkurt 2019, 06:34 Nga DOSJA
Misioni i NATO-s në Afganistan, FA-të stërviten me skuadrën

TIRANË- Forcat e Armatosura Shqiptare kanë kryer një stërvitje të përbashkët me skuadrën e SEAL të SHBA-ve, të cilat vranë edhe terroristin Osama bin Laden.

Lajmin e dha vetë ambasada amerikane në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Skuadra e SEAL (Sea, Air, and Land Teams/Ekipet e Detit, Ajrit dhe Tokës) e Flotës së Shteteve të Bashkuara bëri një stërvitje të përbashkët luftimi me Forcat Speciale Shqiptare në fshatin e stërvitjes urbane në bazën e Forcave Speciale dhe Komando, në rrethinat e Tiranës,” – shkruhej ndër të tjera në postimin e ambasadës. 

Stërvitja u konsiderua si një trajnim për forcat shqiptare përpara nisjes së tyre në Afganistan si pjesë e misionit të NATO-s.

Postimi i Ambasadës Amerikane:

SEAL (Sea, Air, and Land Teams/Ekipet e Detit, Ajrit dhe Tokës) janë pjesë e Flotës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më 2 maj të vitit 2011 ato ekzekutuan Osama bin Laden-in, themeluesin dhe udhëheqësin e parë të grupit islamik të Al-Kaedës gjatë operacionit “Neptune Spear”.

(k.m./dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet fa fa ne afganistan forcat e armatosura nato osama bin laden seal fa fa ne afganistan forcat e armatosura nato osama bin laden seal

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Shkurt 2019, 10:36

Ditë shprese dhe çudish

Sot që herët në mëngjes pedagogët e Shkencave Sociale u mblodhën në oborrin e fakultetit për t’i dhënë karakter aktiv grevës së tyre. Me ta u bashkuan dalëngada...