Aktualitet

8 persona të prekur nga gripi i derrit në Vlorë, mes tyre edhe një fëmijë

5 Shkurt 2019, 09:37 Nga DOSJA
8 persona të prekur nga gripi i derrit në Vlorë, mes tyre edhe

VLORË- Tetë persona janë infektuar deri më tani me virusin AH1N1, ose thënë ndryshe me gripin e derrit në qytetin e Vlorës.

Dosja.al mëson se 7 prej të infektuarve janë të rritur dhe një tjetër është fëmijë. Shifrat janë konfirmuar zyrtarisht edhe nga Drejtoria Rajonale e Shëndetit në Vlorë.

Rastet me virusin AH1N1 janë  konstatuar prej fillimit të muajit janar deri në këto momente.

Shefi i epidemilogjisë në Drejtorinë e Shëndetësisë në Vlorë, Agron Bashllari konfirmon nga 8 rasteve të prekura, asnjë prej pacientëve nuk ka patur probleme.

Një ditë më parë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se personat që po trajtohen nuk janë të infektuar nga gripi i derrit.  Sipas saj, ekspertët thonë se gripi nuk përçohet nga kafsha te njeriu por nga njeriu te njeriu. (Lexo këtu)

Deri më tani nga gripi i derrit kanë humbur jetën tre persona. Ata janë transportuar nga rrethet në gjendje të rëndë në Sanatoriumin e Tiranës. (Lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet gripi i derrit virusi ah1n1 vlore gripi i derrit virusi ah1n1 vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Shkurt 2019, 10:36

Ditë shprese dhe çudish

Sot që herët në mëngjes pedagogët e Shkencave Sociale u mblodhën në oborrin e fakultetit për t’i dhënë karakter aktiv grevës së tyre. Me ta u bashkuan dalëngada...