31 Korrik 2025, 15:24
Nga E. D
Lulzim Rafuna
KOSOVË- Bizneset në Kosovë nuk kanë raportuar shkyçje nga rrjeti energjetik, deklaroi kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.
Paralajmërimet për shkyçje janë bërë ditëve të fundit nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), Kompania për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (KEDS) dhe Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), të cilat kanë njoftuar se nga data 31 korrik, të gjitha bizneset e mëdha që nuk kanë lidhur kontratë me ndonjë kompani të licencuar për furnizim me energji elektrike, do të mbesin pa energji.
KEK-u, në cilësinë e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit, ka furnizuar përkohësisht këto biznese, pas hyrjes në fuqi të vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë, më 1 qershor.
Sipas këtij vendimi, nga kjo datë të gjitha kompanitë që kanë më shumë se 50 punëtorë ose qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro, janë të obliguara të kalojnë në tregun e hapur dhe të gjejnë vetë një furnizues të licencuar.
Në Kosovë janë mbi 1.300 kompani të tilla.
Kompanitë që nuk kanë arritur të lidhin kontratë me një furnizues, deri më 30 korrik, janë furnizuar nga KEK-u, si mundësi e fundit për sigurimin e rrymës, për një periudhë 60-ditore. Periudhë kjo që ka përfunduar sot.
“Edhe pse ka përfunduar kjo periudhë, ne nuk kemi informata se ka ndërprerje të rrymës te bizneset, pavarësisht faktit se a kanë lidhur kontratë me ndonjë kompani të licencuar”, tha Rafuna për Radion Evropa e Lirë.
Rafuna shpreson se ndërprerja e energjisë nuk ka ndodhur për shkak të vendimit të Gjykatës Komerciale të Kosovës.
Kjo gjykatë, më 30 korrik, ka pezulluar përkohësisht vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), që parasheh obligimin e bizneseve të mëdha për të kaluar në tregun e liberalizuar të energjisë.
Masa e pezullimit, thuhet në njoftim, se do të mbetet në fuqi derisa Gjykata të marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje.
Megjithatë, burime brenda ZRRE-së i kanë thënë më 30 korrik Radios Evropa e Lirë se, sipas interpretimit të juristëve të tyre, ky vendim i gjykatës vlen vetëm për kompaninë që ka ngritur padinë ndaj ZRRE-së – dhe jo për të gjitha bizneset e mëdha.
Zyrtarët e ZRRE-së gjatë së enjtes nuk kanë dhënë ndonjë sqarim publik, duke thënë se “janë duke diskutuar këtë çështje dhe do të dalin se shpejti me njoftim zyrtar”.
Përfaqësues të bizneseve në Kosovë vazhdimisht kanë kërkuar shtyrjen e procesit të liberalizimit të tregut, për shkak se në vend mungon konkurrenca ndërmjet kompanive të licencuara për tregtim të energjisë elektrike dhe çmimit të lartë në treg.
Sipas tyre, shumica e këtyre kompanive nuk kanë ofruar kushte të favorshme apo oferta bindëse për bizneset.
Kurse sa i përket çmimeve të energjisë me të cilat bizneset janë furnizuar në këta dy muaj, Rafuna tha se gjatë ditës së sotme shumë biznese kanë raportuar se faturat për muajin qershor kanë ardhur 100 për qind më të larta se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Dhe, kjo shifër, sipas tij, është e papërballueshme.
Kjo konfirmohet edhe nga kompania Frutex në Suharekë.
Pronari i saj, Shaqir Palushi tha për Radion Evropa e Lirë se fatura për muajin qershor nga KEK-u, si Furnizues i Mundësisë së Fundit, ka ardhur 6.400 euro deri sa në muajin qershor të vitit të kaluar ishte mbi 3.400 euro.
Aktualisht, në Kosovë janë të licencuara 22 kompani për tregtim me energji, ndërsa tre të tjera janë në proces të licencimit.
Në mesin e tyre përfshihet edhe Operatori për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) dhe KEK-u.
Deri më 31 korrik, mbi 250 biznese private kanë nënshkruar kontratë me KESCO-n, ndërkohë që janë në pritje edhe dhjetëra kërkesa të tjera. Ndërkaq, me KEK-un kontrata kanë lidhur 53 kompani./REL
lulzim rafuna
Aktualitet
31 Korrik 2025, 15:13
M.B
Foto nga konferenca
TIRANA- Prokuroria e Posaçme dhe autoritetet gjermane kanë zhvilluar një operacion me qëllim goditjen e rast...
Aktualitet
31 Korrik 2025, 15:11
M.B
Altin Dumani
TIRANA- Kreu i SPAK Altin Dumani në një konferencë për gazetarët foli sot edhe për kallëzimin e b...
Aktualitet
31 Korrik 2025, 14:58
N.F
Foto
KOSOVË- Gjykata Komerciale e Kosovës ka njoftuar dje se ka anuluar pjesërisht vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Ener...
Aktualitet
31 Korrik 2025, 14:38
N.F
Foto
TIRANË- Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj ka marrë pjesë në konferencë të përbashkët më m...
Aktualitet
31 Korrik 2025, 14:18
N.F
foto
DIVJAKË- Një 68-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pas një incidenti në punë. Mësohet se ngjarja e r&eu...
Aktualitet
31 Korrik 2025, 14:03
r.ll
autori dhe viktima
KORÇË- Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg", për 31-vjeçarin...
Aktualitet
31 Korrik 2025, 13:13
N.F
Foto
GRAMSH- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Cërrik-Gramsh. Mësohet ...
Aktualitet
31 Korrik 2025, 12:45
N.F
Foto
KORÇË- Vrasësi i dyshuar i Kozeta Teços, Ilirjan Selmani është paraqitur ditën e sotme në ambientet e...
Aktualitet
31 Korrik 2025, 12:53
r.ll
erion dhe arber veliaj
TIRANË- Apeli i Posaçëm ka rrëzuar ankimin e Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të T...
Aktualitet
31 Korrik 2025, 12:19
N.F
Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës së Strasburgut për rastin e ish-drejt...