Aktualitet

Kontrolli i BKH në banesa e biznese, Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e Arbër Veliajt

Vendimi për mospranimin e ankimimit të paraqitur nga Arbër Veliaj dhe shoqëria “G.” sh.p.k., u mor nga trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

31 Korrik 2025, 12:53 Nga r.ll
Kontrolli i BKH në banesa e biznese, Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e
erion dhe arber veliaj

TIRANË- Apeli i Posaçëm ka rrëzuar ankimin e Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të Tiranës për kontrollet e zhvilluara në banesën dhe bizneset e tij. 

Vendimi për mospranimin e ankimimit të paraqitur nga Arbër Veliaj dhe shoqëria “G.” sh.p.k., u mor nga trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

NJOFTIMI I PLOTË:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 31.07.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 183, datë 25.07.2025 regjistrimi, kthyer për rishqyrtim tek i njëjti trup gjykues nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 51, datë 28.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar - disponuar mbi ankimet e paraqitura nga ankuesit A.V. dhe shoqëria “G.” sh.p.k., ndaj vendimit nr. 730, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

1. Mospranimin e ankimit të ankuesve A.V. dhe shoqëria “G.” sh.p.k., kundër vendimit nr. 730, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

2. Ky vendim t’u njoftohet ankuesve dhe kundër tij lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë sipas ligjit;

3. Tiranë, më 31.07.2025.

Më 14 maj, Gjykata e Lartë ktheu për rigjykim në Apel ankimin e Arbër Veliajt, i cili kundërshtoi sekuestrimin e materialeve nga ana e BKH si dhe të kontrolleve të ushtruara nga agjentët në banesën e tij dhjetorin e 2024. Vendimi asokohe u dha nga treshja e gjyqtarëve Albana Boksi, Medi Bici dhe Sokol Binaj.

arber veliaj apeli i gjkko

Sondazh

Poll