Aktualitet

"Pandora"/ SPAK operacion me autoritetet gjermane: Goditëm një grup kriminal për mashtrim kompjuterik, kërkuam 5 masa "arrest në burg", 3 "arrest në shtëpi"

Në një konferencë të përbashkët për mediat me autoritete gjermane, prokurori i SPAK, Eneid Nakuçi tha se pas gërshtimit të provave i kanë kërkuar gjykatës 5 masa arrest në burg dhe 3 arrest në shtëpi. Nakuçi shtoi se ky është procedim i vitit 2024 dhe fillimisht hetimi është regjistuar në  fund të vitit 2023 në gjermani.

31 Korrik 2025, 15:13 Nga M.B
"Pandora"/ SPAK operacion me autoritetet gjermane: Goditëm
Foto nga konferenca

TIRANA- Prokuroria e Posaçme dhe autoritetet gjermane kanë zhvilluar një operacion me qëllim goditjen e rasteve të mashtrimeve me call center. Konkretisht qëllimi këtij operacioni të etiketuar "Pandora" ishte goditja e një grupi kriminal, i cili merrej mashtrim kompjuterik. 

Në një konferencë të përbashkët për mediat me autoritete gjermane, prokurori i SPAK, Eneid Nakuçi tha se pas gërshtimit të provave i kanë kërkuar gjykatës 5 masa arrest në burg dhe 3 arrest në shtëpi. Nakuçi shtoi se ky është procedim i vitit 2024 dhe fillimisht hetimi është regjistuar në  fund të vitit 2023 në gjermani.

Prokurori tha se të dyshuarit fillimisht hiqeshin si oficer policie, duke ju premtuar se ishin duke hetuar për humbjet që ata kishin here ne forex dhe kriptovalutat. Ai shtoi se gjatë hetimit u zbulua se këta persona i zhysnin qytetarët edhe më shumë në mashtrim. Prokurori tha se më pas kanë bërë një kontroll të një call center në Shqipëri duke bërë të mundur sigurimin e provave dokumetare dhe dixhitale.

"Është procedim i vitit 2024, fillimisht hetimi është regjistuar në  fund të vitit 2023 në gjermani. Ata fillimisht hiqeshin si oficer policie, duke ju premtuar se ishin duke hetuar per humbjet qe ata kishin here ne forex dhe kriptovalutat. Gjatë hetimit këta shtetas i zhysnin qytetarët edhe më shumë në mashtrim. Më pas ne kemi bërë një kontroll të një call center në vendin tonë duke bërë të mundur sigurimin e provave dokumetare dhe dixhitale.

Pas gërshtimit të provave ne i kemi kërkuar gjykatës 5 masa arrest në burg, 3 arrest në shtëpi. Ka pasur qindra tentativa për të mashtruar qyetarët gjerman, në momentin qe kontaktoheshin nga call centerat, autoritetet gjermane merrnin qytetaret e tyre dhe ju kerkonin që të mos kryenin më investime dhe të mos binin pre e mashtrimit duke shpëtuar qytetarët", tha Nakuçi.

spak

Sondazh

Poll