Aktualitet

Zjarret në Delvinë, Denaj: Janë dëmtuar 230 koshere me bletë dhe 8 stane! Dëme të shumta në blegtori dhe kullota

Denaj gjatë fjalës së saj bëri një bilanc të dëmeve të shkaktuara nga zjarret në Delvinë.

31 Korrik 2025, 14:38 Nga N.F
Zjarret në Delvinë, Denaj: Janë dëmtuar 230 koshere me
Foto

TIRANË- Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj ka marrë pjesë në konferencë të përbashkët më ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe kreun e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako. Denaj gjatë fjalës së saj bëri një bilanc të dëmeve të shkaktuara nga zjarret në Delvinë.

Ministrja theksoi se zjarri ka shkatuar dëme në blegtori, bletari por dhe në kullota. Sipas saj janë dëmtuar 230 koshere me bletë 8 stane, ndërsa jemi duke vlerësuar nevojën për ushqim për blegtorinë në të gjithë zonat e prekura nga zjarret.

“Që prej ditës së martë janë shpërndarë në Delvinë 20 tonë ushqime dhe kemi një kapacitet prej 100 tonë ushqime rezervë për t’u shpërndarë në zonat e tjera të vendit, ku paraqitet nevoja”, tha ajo.

anila denaj zjarret ne delvine

Sondazh

Poll