Aktualitet

Ra nga lartësia teksa saldonte një portë, ndërron jetë në spital 68-vjeçari në Divjakë

Viktima raportohet se dje po saldonte një portë dhe ka rënë nga lartësia.

31 Korrik 2025, 14:18 Nga N.F
Ra nga lartësia teksa saldonte një portë, ndërron jetë
foto

DIVJAKË- Një 68-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pas një incidenti në punë. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Sopës në Divjakë. Viktima raportohet se dje po saldonte një portë dhe ka rënë nga lartësia.

Fatkeqësisht 68-vjeçari nuk ka arrritur tiu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital. Ai është identifikuar me inicialet T.K. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm, pasi ditën e djeshme, në fshatin Sopës, shtetasi T. K., 68 vjeç, gjatë punës për saldimin e portës në pronësi të shtetasit V. K., ka rënë nga lartësia e portës dhe si pasojë ka humbur jetën në spital. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme," thuhet në njoftimin e policisë.

ra nga lartesia humb jeten nje person ne divjake

Sondazh

Poll