Aktualitet

"Nuk i vë nota të tjerëve, jo më vetes!" Kallëzimi për Irena Gjokën, Dumani: Duhet të provohet fillimisht fakti penal dhe më pas bëhet regjistrimi

Dumani u pyetur nga gazetarët nëse ka dakordësinë e ndërkombëtarëve për ndryshime ligjore në mënyrë që prokurorët e posaçëm të kenë mundësi rikandidmi për mandat të dytë. Për këtë ai tha se ndryshimet ligjore nuk duhen bërë duke patur parasysh një person të veçantë

31 Korrik 2025, 15:11 Nga M.B
"Nuk i vë nota të tjerëve, jo më vetes!"
Altin Dumani

TIRANA- Kreu i SPAK Altin Dumani në një konferencë për gazetarët foli sot edhe për kallëzimin e bër për gjyqtaren Irena Gjoka. Dumani tha se duhet të provohet fillimisht fakti penal dhe më pas bëhet regjistrimi. Ai shtoi se fakti i pretenduar ka ndodhur jashtë territorit të Shqipërisë dhe se janë në komunikime.

“Duhet të provohet fillimisht fakti penal dhe më pas bëhet regjistrimi. Fakti i pretenduar ka ndodhur jashtë territorit të Shqipërisë dhe ne jemi në komunikime. Pasi të vërtetohet, do të kryejmë hetime të mëtejshme”, tha Dumani.

I pyetur se çfarë note i vendos vetes, Dumani tha se nuk i vë nota të tjerëve, jo më vetes.

"Nuk mund t'i vë nota vetes sime. Unë nuk i vë nota të tjerëve, jo më vetes", tha ai.

Gjithashtu Dumani u pyetur nga gazetarët nëse ka dakordësinë e ndërkombëtarëve për ndryshime ligjore në mënyrë që prokurorët e posaçëm të kenë mundësi rikandidmi për mandat të dytë. Për këtë ai tha se ndryshimet ligjore nuk duhen bërë duke patur parasysh një person të veçantë

"Në Shqipëri ndryshimet ligjore nuk duhen bërë duke patur parasysh një person të veçantë. Unë nuk jam dakord që ndryshimet kushtetuese të bëhen për një emër të caktuar që ju e lidhni me emrin tim", tha Dumani.

altin dumani

Sondazh

Poll