31 Korrik 2025, 12:19
Nga N.F
Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës së Strasburgut për rastin e ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçit duke e cilësuar si të paligjshëm arrestimin e tij nga institucionet shqiptare. Dumani u shpreh se nuk ishin vënë në dijeni nga Avokatura e Shtetit për rastin. Ai tha se në Strasburg kanë shkuar të dhëna të pasakta si informacioni sikur Gëllçi është vetëdorëzuar ndërsa në fakt është arrestuar.
“Avokatura e Shtetit nuk na vuri në dijeni për rastin “Gëllçi” në Strasburg. Ka pasur një mungesë të theksuar koordinimi, duke na ulur mundësinë për të mbrojtur vendimmarrjet tona. Kanë shkuar të dhëna të pasakta. Thoma Gëllçi është arrestuar, ndërkohë që në Strasburg është dërguar informacion sikur është vetëdorëzuar”, tha Dumani.
Avokati i Thoma Gëllçit më 25 shkurt të këtij viti njoftoi se Gjykata e Strasburgut i dha të drejtë klientit të tij dhe konfirmoi që arrestimi i tij ishte i paligjshëm. Avokati Dorian Matlija u shpreh se Gjykata e Strasburgut konstatoi se argumentet për arrestimin e Gëllçit ishin te pambështetura dhe shumë të përgjithshme.
Ai theksoi se SPAK nuk dha prova konkrete as se cilat prova duhej të mblidheshin dhe pse nuk ishin mbledhur më parë, si dhe rreziku i arratisjes nuk ekzistonte. Më tej bëhet me dije se Gjykata e Strasburgut shtoi se zgjatja e paraburgimit ishte e pajustifikuar, pasi autoritetet hetimore nuk treguan "kujdes të veçantë" për hetimin.
Sipas Gjykatës së Strasburgut, Shqipëria shkeli Konventën duke mbajtur Gëllçin në paraburgim për një periudhë të pajustifikuar dhe pa dhënë prova. Avokati shkruan se Strasburgu ofroi një shumë simbolike dëmshpërblimi moral, por pa harruar që të ngarkojë mbi shtetin edhe kostot avokatore të Gëllçit. Ai theksoi se tani do vijojë beteja në gjykatat Shqiptare për të vene në vend drejtësinë evropiane që e shtrembëroi nevoja revolucionare e SPAK, me mbeshtetjen e hapur të mazhorancës qeverisëse.
duman thoma gellci
Aktualitet
31 Korrik 2025, 12:21
r.ll
altin dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur nga gazetarët lidhur me hetimin për dosjen "21 janari". Dumani tha se ...
Aktualitet
31 Korrik 2025, 12:13
N.F
Foto
PRISHTINË- Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar të enjten Millosh Plleskoviqin me 15 vjet burgim, nën akuzat p&eum...
Aktualitet
31 Korrik 2025, 12:11
r.ll
altin dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka komentuar mundësitë e kufizimit të kompetencave t&...
Aktualitet
31 Korrik 2025, 11:48
N.F
Sherri
DHËRMI- Sherre të njëpasnjëshme janë regjistrar në jug të vendit duke paraqitur skena dhune para pushuesve dhe tu...
Aktualitet
31 Korrik 2025, 11:48
r.ll
altin dumani
TIRANË- Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani ka folur për ndikimin që vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë mbi hetimet ...
Aktualitet
31 Korrik 2025, 11:44
r.ll
Foto ilustruese
SHBA - Me qëllim lehtësimin e mëtejshëm të tregtisë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara t...
Aktualitet
31 Korrik 2025, 11:40
N.F
Foto
KRUJË- Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga policia në Krujë. I a...
Aktualitet
31 Korrik 2025, 11:31
r.ll
altin dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur në takimin me gazetarët për draftin e Kodit të ri Penale. Du...
Aktualitet
31 Korrik 2025, 11:19
N.F
Foto
TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ditën e sotme ka prezantuar katër nënkryetarët e rinj të Bas...
Aktualitet
31 Korrik 2025, 11:15
r.ll
dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka zhvilluar ditën e sotme një takim me dyer të mbyllura m...