Bota

Agjencia amerikane kritika spotit për turizmin: “Rrëmbehu nga Shqipëria”, i papërshtatshëm

13 Mars 2019, 21:30 Nga DOSJA
Agjencia amerikane kritika spotit për turizmin: “Rrëmbehu nga

SHBA- Pas spotit të ri për turizmin, e publikuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, e drejtuar nga Blendi Klosi, e cila titullohet “Rrëmbehu nga Shqipëria” dhe është si përgjigje për filmin “TAKEN” ku personazhi shqiptar emërtohet si rrëmbyes i një vajze duke i nxjerrë shqiptarët si kriminelë, edhe mediet e huaja i kanë kushtuar vëmendje.

Agjencia amerikane e lajmeve “Quartzy” ka publikuar një artikull lishur me spotin në fjalë, ndërsa shprehet se slogani “Rrëmbehu nga Shqipëria” është i papërshtatshëm. Sipas medies në fjalë, nuk është e përshtatshme për turizmin e një vendi që të përmendet trafikimi njerëzor, ndonëse autorët mund të jenë bazuar në raste të ngjarshme si ajo e Lituanisë me “Pika G e Europës” apo e Tajlandës me sloganin “Hapu ndaj hijeve të reja”. Po ashtu shprehet se ky spot duket se ka lidhje me reputacionin e Shqipërisë për aktivitetin kriminal.

“Dikush mund të mendojë se bordi i turizmit në Shqipëri po shpreson të ketë famën virale që mori lituania me sloganin ‘Pika G e Europës’, apo Tajlanda me sloganin ‘Hapuni ndaj hijeve të reja’, që u shndërruan në sukses të madh dhe tërhoqën vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Por nëse slogan i ri i turizmit në Shqipëri do të sjellë më shumë turistë, kjo mbetet e hapur për debat”, -shkruan Quarzy, ndërsa shton: “Ju mund të supozoni se bordi i turizmit të vendit zgjodhi ‘Rrëmbehu nga Shqipëria’ pa menduar për kuptimin e dyfishtë: Ata donin që ju të “rrëmbeheni” nga bregdeti i mrekullueshëm i vendit dhe banorët mikpritës, jo të kujtoni rrëmbim, trafikun seksual, kriminelët ose rrjetet e krimit të organizuar. Megjithatë, Shqipëria shpreson të tërheqë 10 milionë vizitorë në vit”.

Më tej në artikull shpjegohet spoti i Ministrisë së Turizmit, për të cilin thuhet se është i realizuar shumë mirë, por sipas tyre pavarësisht kësaj, “realiteti është se krimi i organizuar dhe trafiku i qenieve njerëzore mbetet një problem serioz në Shqipëri”.

Artikulli vijon: “Një raport i vitit 2018 i Departamentit amerikan të Shtetit zbuloi se Shqipëria vazhdon të jetë “një vend burim, tranzit dhe destinacion për burrat, gratë dhe fëmijët që i nënshtrohen trafikimit seksual dhe punës së detyruar”. Megjithëse vuri në dukje se qeveria kishte bërë disa hapa drejt përmirësimit të situatës, ajo thotë se Shqipëria ende “nuk përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit”.”

Artikulli origjinal në “Quartzy”

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kritika shqipërisë për spotin për turizmin quartzy rrëmbehu nga shqipëria spot i papërshtatshëm kritika shqipërisë për spotin për turizmin quartzy rrëmbehu nga shqipëria spot i papërshtatshëm

Sondazh

Poll