Politike

"Nuk jam i zhgënjyer personalisht, mora 18 mijë vota", Alimehmeti: Çdo palë zgjedhje kemi një reformë zgjedhore edhe më të keqe

Ai u shpreh më tej se çdo ditë po largohemi nga demokracia e drejtpërdrejtë.

26 Korrik 2025, 18:21 Nga r.ll
"Nuk jam i zhgënjyer personalisht, mora 18 mijë vota",
ilir alimehmeti

TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjekësisë në PD, Ilir Alimehmeti është shprehur ditën e sotme se në fushatën e fundit u pa nga afër ajo që do të thotë reformë zgjedhore e gabuar.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Alimehmeti theksoi se nuk ishte zhgënjim në aspektin personal, pasi ka marrë mbi 18 mijë vota. Sipas Alimehmetit, tani nuk ka më deputet zone, por deputetë qarku. Ai shtoi më tej se çdo ditë po largohemi nga demokracia e drejtpërdrejtë.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Sa ju lodhi fushata dhe çfarë ju mungon ajo periudhë?

Ilir Alimehmeti: Nuk ishte lodhje e madhe. Fushat ka dy elemente kyçe, orare të zgjatura dhe puna intensive me njerëzit. Të dyja elementë që janë gjerësisht te puna e çdo mjeku. Ishte një largësi kohore për familjen, por ishte vetëm një periudhë dhe është gjendur mirëkuptim nga ai drejtim. Por duhet ta shikosh nga afër që ta shohësh se çfarë do të thotë reformë zgjedhore e gabuar.

Pyetje: Kanë kaluar disa kohë nga zgjedhjet, a keni ju zhgënjim?

Ilir Alimehmeti: Jo, personalisht asnjë zhgënjim. I falënderoj shumë mbi 18 mijë votuesit, ky nuk është zhgënjim, problemi është se mjeshtrat e sistemit zgjedhor zhgënjyen votuesit. Kjo është një lloj strategjie që zgjedhin këto lloj mjeshtrash për t’i larguar gradualisht të zgjedhurit nga zgjedhësit dhe për t’i bërë njerëzit gjithmonë e më pak të interesuar për politikën, duke i bërë të pavlefshëm, sepse në fund ne e dimë vetë se si i mbyllim këto gjëra. Çdo palë zgjedhje kemi një reformë zgjedhore edhe më të keqe. Jemi larguar nga demokracia e drejtpërdrejtë. Sepse pyetja e parë që më drejtohej ishte: A je kandidat për deputet i zonës? Sot ne mund të flasim vetëm për deputet qarku, jo zone.

ilir alimehmeti zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll