Politike

Plazhet publike të Sarandës dhe Ksamilit, Rama ndan pamje: Shumë vizitorë do të rikthehen sepse brigjet e Jonit janë joshje me shikim të parë dhe e përjetshme

Ai shton se shume prej tyre janë vizitorë besnikë ndërsa të tjerët që kanë vizituar për herë të parë këto vende do të rikthehen.

26 Korrik 2025, 14:42 Nga N.F
Plazhet publike të Sarandës dhe Ksamilit, Rama ndan pamje: Shumë
Foto

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me publikimin e pamjeve nga hapësirat publike që janë liruar pas aksionit të zhvilluar në vend. Rama teksa ka ndarë pamje nga Saranda dhe Ksamili shkruan se në këto vende turistet nga e gjithë bota po shijojnë detin.

Ai shton se shume prej tyre janë vizitorë besnikë ndërsa të tjerët që kanë vizituar për herë të parë këto vende do të rikthehen. Rama thekson se rikthimi ndodh sepse brigjet e Jonit janë joshje me shikim të parë dhe e përjetshme. Në videon e shpërndarë në rrjeter sociale duken pushuesit të cilët kanë vendosur çadrat e plazhit dhe shijojnë rrezet e diellit dhe detin. 

"Turistë nga gjithë bota po shijojnë këto ditë detin e mrekullueshëm, mikpritjen dhe plazhet publike të Sarandës dhe Ksamilit, shumë prej tyre vizitorë besnikë, të tjerët të sigurt që do të rikthehen sepse brigjet e Jonit janë joshje me shikim të parë dhe e përjetshme," shkruan Rama në "Facebook".

rama

Sondazh

Poll