Politike

"Ajo që konsideruam "rithemelim" nuk ishte i tillë", Çim Peka: Pas raportit të OSBE/ODHIR, ose PD hapet si asnjëherë tjetër, ose mbyllet përfundimisht

Gazetari thotë se kryedemokrati Sali Berisha jua ka borxh demokratëve rithemelimin.

26 Korrik 2025, 15:49 Nga r.ll
"Ajo që konsideruam "rithemelim" nuk ishte i
cim peka

TIRANË- Gazetari Çim Peka përmes një postimi në rrjetet e tij sociale ka folur lidhur me situatën politike në Partinë Demokratike. Peka shprehet se ajo që u konsiderua si "Rithemelimi" në fakt ishte "Rikthim". 

Më tej thekson se "Rithemelimi" i vërtetë duhet të ndodhë tani pas raportit final të OSBE/ODIHR, ku ose PD hapet si asnjëherë tjetër ose mbyllet përfundimisht. 

"Lista e mbyllur e te “rithemeluarve” eshte 90/% lista e Lulit te pa/rithemeluar te 2017. Nje pjese erdhen se zgjodhen anen e duhur, nje pjese u bashkuan kur Luli “vdiq” dhe baza e PD i dha duart duke ndjekur Sali Berishen me te drejte.", shkruan Peka ndër të tjea. Gazetari thotë se kryedemokrati Sali Berisha jua ka borxh demokratëve rithemelimin.

POSTIMI I PLOTË: 

Mos te genjejme veten, “Rithemelimi” nuk ka ndodhur!

Ajo qe e konsideruam “Rithemelim” ishte “Rikthim”. Dhe ishte zhvillimi politik sovranist me brilant pas pluralizmit ne keto 35 vjet. Por vetem kaq!

“Rithemelimi” duhet te ndodh tani pas raportit final te OSBE/ODHIR.

Ose PD hapet si asnjehere tjeter, ose mbyllet perfundimisht!

Lista e mbyllur e te “rithemeluarve” eshte 90/% lista e Lulit te pa/rithemeluar te 2017. Nje pjese erdhen se zgjodhen anen e duhur, nje pjese u bashkuan kur Luli “vdiq” dhe baza e PD i dha duart duke ndjekur Sali Berishen me te drejte.

Tani Sali Berisha u’a ka borxh demokrateve RITHEMELIMIN.

PS: Dhe harrojeni se nje gje e tille ndodh me deputet qe akoma shpresojne tek “Drejtesia e Yurit”!

Një ditë më parë, mjeku Ilir Alimehmeti foli po ashtu në lidhje me situatën në Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 11 majit. Ai u shpreh se Sali Berisha është kryetari i Partisë Demokratike ndërsa theksoi se largimi ose qëndrimi i tij si lider i kësaj partie vendoset në forume. 

Lidhur me dorëheqjet pas rezultateve të zgjedhjeve, Alimehmeti tha se këto vendime merren në momentin që nuk ka patur performancë të mirë dhe nëse gjithçka ka qenë mirë, duhet ecur përpara për të sjellë ndryshimin që duan të arrijnë. Gjatë fjalës së tij, theksoi se Partia Demokratike duhet të hapë dyert për të rinjtë të cilën e cilësoi si një oksigjenim për hapa më përpara.

çim peka sali berisha pd

Sondazh

Poll