Politike

VIDEO/ "Shqiptar bëhesh edhe me zemër", Rama publikon performancën e britanikes: Payman i këndon këngët si të ishin të gjakut të saj!

Kryeministri theksoi se ky rast rikujton se shqiptar bëhesh edhe me zemër përmes dashurisë për vendin. Sipas tij Payman e ka zgjedhur me zemër Shqipërinë.

26 Korrik 2025, 09:21 Nga N.F
VIDEO/ "Shqiptar bëhesh edhe me zemër", Rama publikon
Foto

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama mëngjesin e sotëm ka shpërndarë në rrjetet sociale një performacë të një britanikeje e cila këndon shqip. Rama shkruan se britanikja Sara Payman i këndon këngët shqiptare si të ishin të gjakut të saj.

Kryeministri theksoi se ky rast rikujton se shqiptar bëhesh edhe me zemër përmes dashurisë për vendin. Sipas tij Payman e ka zgjedhur me zemër Shqipërinë. Payman në videon e shpërndarë këndon këngën e njohur “Rrjedh në këngë e ligjërime". Ajo ka veshur edhe aksesore më motive shqiptare.

"MIRËMËNGJES  dhe me emocionet e muzikës shqipe që buron nga britanikja Sara Payman, e cila i këndon këngët si të ishin të gjakut të saj, duke na kujtuar se shqiptar bëhesh edhe me zemër përmes dashurisë për këtë vend siç Sara ka zgjedhur Shqipërinë, ju uroj një të shtunë të bukur," shkruan Rama.

rama sara payman

Sondazh

Poll