Politike

Dosja Veliaj/ Dëshmitari bashkëpunon me SPAK, ndryshon qëndrim për paratë e gjetura në firmën “Partners Law”: Nuk kam paguar cash! Firmosa kontratën për t'i bërë nder Xoxës

Bëhet me dije se dëshmitari është shprehur se hartimi dhe nënshkrimi i kontratës i ishte kërkuar si nder nga Xoxës dhe ky i fundit e kishte pranuar. Gjithashtu theksohet se dëshmitari nuk e dinte se çfarë shkruhej në dokumentin që kishte firmosur.

26 Korrik 2025, 07:38 Nga N.F
Dosja Veliaj/ Dëshmitari bashkëpunon me SPAK, ndryshon qëndrim
Foto

TIRANË- Një tjetër dëshmitar i cili rezulton në dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka ndryshuar qëndrim dhe ka vendosur te bashkëpunojë me SPAK. Personi i identifikuar me inicialet  G. S. para se të bashkëpunonte me SPAK kishte marrë përsipër shumën prej 220 mijë eurosh të gjetur në firmën “Partners Law” të bashkëshortës së kryebashkiakut, Ajola Xoxa.

Ndërkohë tani kjo dëshmi ka ndyshruar duke u shprehur se nuk ka paguar cash apo ka porositur këtë shumë. Më tej bëhet me dije se dëshmitari është shprehur se hartimi dhe nënshkrimi i kontratës i ishte kërkuar si nder nga Xoxës dhe ky i fundit e kishte pranuar. Gjithashtu theksohet se dëshmitari nuk e dinte se çfarë shkruhej në dokumentin që kishte firmosur. Edhe pse ai ka bërë një nder të tillë Xoxa nuk i ka treguar se përse i duhej ajo kontratë. 

Dosja Veliaj/ Dëshmitari bashkëpunon me SPAK, ndryshon qëndrim

Ajola Xoxa është lënë në masën "detyrim paraqitje" lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike. Sipas SPAK, Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Xoxa kanë ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal dhe familjar përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme. Të dy janë marrë të pandehur së bashku me biznesmenin Mirton Lika, Gentian Sulën dhe Klotilda Bushkën.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”.

 

ajola xoxa spak

Sondazh

Poll