25 Korrik 2025, 19:41
Nga N.F
Alimehmeti
TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti ka zhvilluar së fundmi në intervistë ku ka folur në lidhje me situatën në Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 11 majit. Alimehmeti në një intervistë për "Top Channel" u shpreh se Sali Berisha është kryetari i Partisë Demokratike ndërsa theksoi se largimi ose qëndrimi i tij si lider i kësaj partie vendoset në forume.
“Berisha është kryetar i PD. Statutin e vendos partia dhe është e drejta jonë që ta bëjmë këtë diskutim brenda forumeve tona, kur të mblidhen. Unë jam anëtar i Këshillit Kombëtar, ju e dini, nuk është mbledhur deri tani, ne do kemi diskutimet tona”, tha Alimehmeti.
Ai ka qenë një ndër kandidatët me të votuar në zgjedhjet e 11 majit edhe pse nuk arriti të merrte mandatin e deputetit. Alimehmeti foli lidhur dorëheqjet pas rezultateve të zgjedhjeve. Ai thekson se këto vendime merren në momentin që nuk ka patur performancë të mirë dhe nëse gjithçka ka qenë mirë, duhet ecur përpara për të sjellë ndryshimin që duan të arrijnë.
“Kjo është çka bën një parti politike të lëvizë dhe të ketë rotacion brenda vetes. Po të kishte qenë puna për dorëheqje të dikujt, dorëheqjet duhej të ishin dhënë. Ndryshimet përndryshe janë rrjedhojë e një reflektimi më të matur dhe më kolegjial mbi performancat zgjedhore. Sa dikush, apo një forcë, apo një grupazh ka arritur të prodhojë. Nëse ka performuar mirë, duhet të ecë një hap përpara, apo nëse ka bërë të kundërtën, të ecë një hap pas. Sepse ne supozojmë të bëjmë rotacion brenda Shqipërisë, e njëjta gjë duhet të ndodhë brenda nesh”, thotë ai.
Alimehmeti theksoi se është pro që Partia Demokratike duhet të hapë dyert për të rinjtë të cilën e cilësoi si një oksigjenim për hapa më përpara.
“Unë vetë jam produkt i hapjes, por është produkt i vogël. Numrat kanë qenë të vegjël, duhet të zgjerohet, sepse vetëm në këtë lloj mënyre mund të ndodhë oksigjenimi që mund të sjellë një hap më shumë, një marsh më shumë”, shprehet Alimehmeti.
pd alimehmeti
Politike
25 Korrik 2025, 19:21
N.F
Veliaj
TIRANË- Avokatët e kryebashkiakut, Erion Veliaj mësohet se i janë drejtuar Drejtorisë së Burgjeve për të mar...
Politike
25 Korrik 2025, 17:57
N.F
Kepi i Rodonit
TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë video ka lirimi i hapësirave p...
Politike
25 Korrik 2025, 15:40
N.F
Foto
TIRANË- GJKKO ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen "Buka" ndaj ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetajt. Gjyqtari Erjon C...
Politike
25 Korrik 2025, 13:49
M.B
Arla Merja
TIRANA- Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë Arla Merja ka bërë sot një...
Politike
25 Korrik 2025, 12:04
M.B
Hashim Thaçi dhe Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh të ish-presidentit të Ko...
Politike
25 Korrik 2025, 11:53
M.B
Kuvendi i Kosovës
KOSOVA- Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, e ftoi seancën e radh&eum...
Politike
25 Korrik 2025, 11:32
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një mesazh informues në rrjetet sociale p&eum...
Politike
25 Korrik 2025, 10:37
M.B
Foto nga takimi
TIRANA- Ditën e sotme u prezantua drafti i Kodit të Ri Penal, i hartuar nga një grup ekspertësh dhe i udhëheq...
Politike
25 Korrik 2025, 09:46
M.B
Foto nga postimi i Ramës
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka njoftuar nisjen e asaj q&e...
Politike
25 Korrik 2025, 08:09
M.B
Kuvendi i Kosovës
KOSOVA- Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për vazhdimin e 52-të të seancës konstituive...