25 Korrik 2025, 21:05
Nga N.F
Xhaja
TIRANË- Ish-Zv/kryeministri dhe ish-deputeti i PD Abdyl Xhaja është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare. Xhaja mësohet se ka ndërruar jetë pas një sëmundje të gjatë e të pashërueshme. Xhaja dha një kontribut të madh në zhvillimin industrial dhe energjetik të vendit. Ai gjithashtu la pas një kontribut edhe në politikë.
Abdyl Xhaja lindi më 13 mars 1943 në Elbasan dhe përfundoi studimet e larta në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës në vitin 1965, duke u diplomuar si ekonomist për industri. Ai në fillimet e tij profesionale shërbeu si ekonomist në ndërmarrje të ndryshme industriale.
Më vonë ai u angazhua në Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit, ku mbajti pozicione të rëndësishme drejtuese. Në fillim të viteve ’90, Xhaja shërbeu si Zëvendësministër i Burimeve Minerare dhe Energjetikës, Zëvendëskryeministër dhe më pas Ministër i Industrisë, Burimeve Minerare dhe Energjetikës në disa qeveri gjatë viteve 1991–1997.
Si pjesë e Partisë Demokratike, ai u zgjodh deputet në vitin 1996 dhe ishte anëtar aktiv i Këshillit Kombëtar të kësaj force politike. Pas vitit 1997 vijoi të kontribuonte në fushën e ekonomisë si këshilltar pranë unionit të investitorëve të huaj dhe më vonë pranë Shërbimit Gjeologjik Shqiptar. Xhaja është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” i shtetit të Oklahomës në SHBA – një vlerësim i rrallë për një qytetar shqiptar.
abdyl xhaja
Politike
25 Korrik 2025, 19:41
N.F
Alimehmeti
TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti ka zhvilluar së fundmi në intervistë ku ka folur në lidhje me situatën në Parti...
Politike
25 Korrik 2025, 19:21
N.F
Veliaj
TIRANË- Avokatët e kryebashkiakut, Erion Veliaj mësohet se i janë drejtuar Drejtorisë së Burgjeve për të mar...
Politike
25 Korrik 2025, 17:57
N.F
Kepi i Rodonit
TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë video ka lirimi i hapësirave p...
Politike
25 Korrik 2025, 15:40
N.F
Foto
TIRANË- GJKKO ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen "Buka" ndaj ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetajt. Gjyqtari Erjon C...
Politike
25 Korrik 2025, 13:49
M.B
Arla Merja
TIRANA- Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë Arla Merja ka bërë sot një...
Politike
25 Korrik 2025, 12:04
M.B
Hashim Thaçi dhe Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh të ish-presidentit të Ko...
Politike
25 Korrik 2025, 11:53
M.B
Kuvendi i Kosovës
KOSOVA- Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, e ftoi seancën e radh&eum...
Politike
25 Korrik 2025, 11:32
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një mesazh informues në rrjetet sociale p&eum...
Politike
25 Korrik 2025, 10:37
M.B
Foto nga takimi
TIRANA- Ditën e sotme u prezantua drafti i Kodit të Ri Penal, i hartuar nga një grup ekspertësh dhe i udhëheq...
Politike
25 Korrik 2025, 09:46
M.B
Foto nga postimi i Ramës
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka njoftuar nisjen e asaj q&e...