Politike

Akuzohet për shpërdorim detyre, GJKKO kalon për gjykim dosjen "Buka" ndaj Arben Ahmetajt

Gjyqtari Erjon Cela mori vendimin për të kaluar dosjen për gjykim në themel. Pesë personat e përfshirë në këtë dosje do të gjykohen veç nga Ahmetaj.

25 Korrik 2025, 15:40 Nga N.F
Akuzohet për shpërdorim detyre, GJKKO kalon për gjykim dosjen
Foto

TIRANË- GJKKO ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen "Buka" ndaj ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetajt. Gjyqtari Erjon Cela mori vendimin për të kaluar dosjen për gjykim në themel. Pesë personat e përfshirë në këtë dosje do të gjykohen veç nga Ahmetaj.

Ahmetaj ndodhet në arrati që prej muajit korrik të vitit 2023. Ai akuzohet për kryerjen e tre veprave penale: “Pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”. Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncesionare.

Ndaj tij, ka edhe hetim pasuror dhe janë vënë në sekuestro dy vila, disa apartamente dhe llogari bankare. Në muajin korrik të vitit 2023, organi i akuzës lëshoi urdhër arresti ndaj tij dhe e shpalli atë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa në mars të 2024-s i komunikoi akuzat përmes avokatit të tij ligjor.

arben ahmetaj

Sondazh

Poll