Politike

VD/ Rama zbardh takimin me Presidenten e KE: Mbështetja do vijojë dhe pas Konferencës së Donatorëve

29 Janar 2020, 09:52 Nga DOSJA
VD/ Rama zbardh takimin me Presidenten e KE: Mbështetja do vijojë dhe

BRUKSEL- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë publik takimin e djeshëm me Presidenten e KE, Ursula von der Leyen. Në një video nga Brukseli, Rama u shpreh se takimi ka qenë informativ dhe i është premtuar se ndihma nuk do përfundojë me Konferencën e Donatorëve, por do vijojë dhe më tej.

“Takimi me Presidentet e KE, Ursuala von der Leyen pas tërmetit që është thirrur nga Presidenja e KE. Ishte një pjesë ku në fillim kishte një pjesë informative, ku ne informuam për të gjitha veprimet që kemi marrë. Që nga familjet e prekrura, sistemimi i tyre dhe nisja e rindërtimit dhe faturën që do na kushtojë. Dëmet kalojnë mundësitë tonë. Dua të ndaj me ju se Presidentja e Komisionit ka qenë që në fillim mbështetëse e jona dhe ka një angazhim për të vijuar këtë mbështetje.

Konferenca e donatorëve ka një seriozitet maksimal, por nuk do përmbush të gjitha nevojat tona. Presidentja u shpreh se do të vijojë ndihmën për Shqipërinë dhe pas konferencës së donatorëve. Më tej folëm dhe për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Presidenja ka objektiva konkretë për çeljen e negociatave, vendimi për çeljen e negocitave do të varet nga debati i brendshëm në BE dhe problematikeve që ata kanë pët ë tashmen dhe të ardhmen”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama prej ditës së hënë ka nisur takime për Konferencën e Donatorëve që do të zhvillohet në Bruksel në 17 shkurt. Rama ishte në Gjermani ku u takua me Angela Merkelin dhe mori prej saj konfirmimin se Gjermania do ndihmojë Shqipërinë në procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit. Ndërkohë sot do të takohet në cilësinë e kreut të OSBE me Jens Stoltenberg, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama edi rama në bruksel konferenca e donatoreve ursula von der leyen edi rama edi rama në bruksel konferenca e donatoreve ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Politike 28 Janar 2020, 21:54

TIRANË– Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka folur për vendimin për rikthimin e dosjes 184 në Dibër.Teksa ishte i ftuar në studion e “Tempora” ...